Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cilët janë në të vërtetë psikopatë?

Njerëzit me këtë çrregullim i gjen kudo: Në televizor, në filmat e preferuar, në zyrë, ose ulur pranë në autobus. Gati 5% e njerëzve ka tendenca psikopatie, por, përpara sesa të frikësoheni se mos i gjeni pas çdo cepi pallati, shihni njëherë se cilët njerëz konsiderohen psikopatë. Psikopatia është mbase sëmundja mendore më e dramatizuar, për të cilën flitet më shumë në media dhe përkufizimi për të është shtrembëruar dhe manipuluar me kalimin e kohës. Kështu, faktet mund t’ju habisin…

 

  1. Psikopatia nuk është një sëmundje e sferës psikiatrike

Psikopatia nuk njihet si një çrregullim psikiatrik apo psikologjik, megjithëse ky term shpesh përdoret në gjyq dhe media, për ndonjë kriminel. Psikopatia është një term i përdorur prej vitesh në komunitetin mjekësor, por tani ajo konsiderohet si një nënkategori ose zgjatim i një çrregullimi antisocial të personalitetit. Kritikët diskutojnë për faktin nëse çrregullimi antisocial i personalitetit dhe psikopatia janë sinonime, por ende nuk është vendsour për këtë. Tiparet tipike të psikopatit janë mungesa e ndjenjave apo mëshirës për të tjerët, egoizmi, mungesa e ndjesisë së fajit dhe një sharm sipërfaqësor, që përdoret vetëm për të manipuluar të tjerët.

Advertisement

 

  1. Psikopatia ka shumë dimensione

Ndryshe nga besimi popullor, psikopatia nuk është thjesht bardhë e zi. Studimet kanë treguar se ajo duhet parë si një spektër (jo si autizmi). Për këtë arsye, mund të kesh tendenca psikopatie të lehta, por edhe të mesme e të rënda. Disa psikopatë mund të kenë disa karakteristika të këtij çrregullimi, por jo të gjitha, bile edhe te psikopatët e theksuar, disa prej tyre mund të mungojnë. Meqë psikopatia nuk është një çrregullim që njihet, nuk ka skaner truri, apo analizë që mund të identifikojë një person si psikopat. Mënyra që përdoret më shpesh për të përcaktuar një psikopat është një test psikologjik, një lloj interviste me pyetje të përcaktuara mirë. Testi është përpunuar nga doktor Robert D. Her në vitin 1970 dhe vepron me një sistem pikësh të bazuar në faktin nëse një sjellje (për shembull, një gënjeshtër patologjike) mund të përputhet me njeriun në fjalë. Njeriut i jepen një sasi pikësh nga 0 në 40, ku 40-a është maksimumi i psikopatisë dhe 0-ja, minimumi. Për t’u klasifikuar si psikopat, në SHBA duhet të marrësh 30 pikë, ndërsa në Britaninë e Madhe, 25 pikë.

 

  1. Psikopatët dhe sociopatët nuk janë e njëjta gjë

Disa mund të thonë se janë e njëjta gjë, por në fakt, studimet e fundit kanë treguar se kjo nuk është e vërtetë. Megjithëse në të dyja rastet ngatërrohet “e mira me të keqen”, ka një ndryshim kyç ndërmjet tyre dhe kjo është ndërgjegjja. Një psikopat, thjesht, nuk ka ndërgjegje. Ai mund të të vjedhë pa pikë ndjesie faji, megjithëse vetëm për të shpëtuar, nëse e kap me presh në duar mund të pretendojë se është penduar. Një sociopat, nga ana tjetër, do ta kuptojë se të marrë paratë e tua është gabim dhe mund të ndjejë pendim, por ai nuk do të jetë i mjaftueshëm për të ndaluar sjelljen e tij të gabuar. Një psikopat ka më pak konsideratë për të tjerët sesa një sociopat. Një tjetër ndryshim është aftësia e pabesueshme e psikopatit për t’u shkrirë me mjedisin rrethues. Ata mund të shfaqen plot sharm, inteligjentë, bile edhe të imitojnë emocione që nuk i ndjejnë vërtet. “Ata janë aktorë me përvojë, misioni i vetëm i të cilëve është të manipulojnë njerëzit për qëllime personale”, thotë një specialist. Sociopatët janë më shumë njerëz të rrëmbyer, që veprojnë në mënyrë impulsive.

 

  1. Psikopatët nuk janë gjithmonë të dhunshëm…

Në kinema e televizion fjala psikopat është sinonim i një krimineli dhe vrasësi të çmendur. Të gjitha personazhet që janë përshkruar si psikopatë nëpër filma, janë vrasës në seri: Hanibal Lekter te “Heshtja e qingjave”, Dekster Morgan te “Dekster”, etj. Por, në jetën reale, të kesh tendenca psikopatie nuk do të thotë se je i destinuar të bësh jetë prej krimineli. Karakteristikat më të rëndësishme të një psikopati nuk sillen rreth dhunës, por te mungesa e ndjeshmërisë, egoizmi dhe manipulimi. Është e vërtetë se ka psikopatë që i përdorin këto për të bërë krime, por të tjerët i përdorin për gjëra të tjera. Shumë psikopatë, për shembull, kanë shumë sukses në botën e biznesit, falë natyrës së tyre të pamëshirshme. Një numër i madh drejtuesish janë në fakt psikopatë. Disa fusha të tjera ku ata kanë sukses është jurisprudenca, media dhe tregtia.

 

5…por ata, janë shumë të pranishëm nëpër burgje

Jo të gjithë psikopatët janë të dhunshëm, por shumë njerëz të dhunshëm mund të jenë psikopatë. Nuk është e saktë të mendosh se një njeri me tendenca psikopatie do të përfundojë si kriminel, por ne nuk mund të injorojmë faktin që studiuesit thonë se ka një numër shumë të madh prej tyre nëpër burgje. Disa studime tregojnë se 50-80% e të burgosurve plotësojnë kriteret për çrregullime antisociale të personalitetit dhe 15% e të burgosurve duhet të jetë psikopatë. Nëse e krahasojmë këtë shifër me 1-5% që i përkasin popullatës në përgjithësi, shihet qartë lidhja.

Nuk ka shumë kërkime në lidhje me vrasësit në seri dhe ata në masë, por do të ishte e arsyeshme të mendojmë se psikopatët janë të pranishëm edhe në këto grupe, jo sepse të qenit psikopat do të thotë të jesh i dhunshëm, por me personalitetin që zotërojnë, ata e kanë të lehtë të bëjnë akte të dhunshme, të cilat te një person normal do të ndaloheshin nga ndjeshmëria, faji, apo frika.

 

  1. Psikopatët femra dhe meshkuj mund të jenë shumë ndryshe nga njëri-tjetri

Studimet e shumë viteve kanë treguar se psikopatët e burgjeve janë zakonisht meshkuj. Shkencëtarët dhe psikologët mund të kenë treguar shumë arsye për këtë, që nga arsyet biologjike e deri tek ideja e thjeshtë se gratë mund t’u shpëtojnë më lehtë krimeve, sepse shoqëria nuk pret veprime psikopatike prej tyre. Megjithëse është dalë në përfundimin se ato pak gra që janë marrë në studim janë po aq të rrezikshme sa meshkujt, mënyra se si shfaqet çrregullimi i tyre mund të ndryshojë. Për shembull, gratë kanë më shumë tendencë ta shprehin psikopatinë e tyre me sjellje që shpesh ngatërrohen me sëmundjet e tjera mendore, një arsye tjetër kjo pse vetëm pak gra janë identifikuar si psikopate.

 

  1. Amigdala (zonë e trurit) mund të luajë një rol domethënës

Megjithëse është e vështirë të bësh studime mbi psikopatinë, sepse diagnostikimi i saj është i vështirë, janë identifikuar disa zona të trurit që luajnë një rol kyç në procesin e ndjeshmërisë dhe emocioneve, mungesa e të cilave është shumë e rëndësishme te psikopatët. Kryesisht bëhet fjalë për zonat ballore të trurit dhe në veçanti, për amigdalën. Kjo e fundit duket se është përgjegjëse për reagimet emocionale, marrjen e vendimeve dhe frikën. Te psikopatët me karakteristika të theksuara, është vënë re një hollim i kores së trurit dhe deformim i amigdalës.

 

 

Të reja

Shpresa për njerëzit e paralizuar

U kurorëzua me sukses prova e një ekzoskeleti (skelet i jashtëm) robotik që u konceptua nga ekipi i Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA). Mark Poloku, një pacient 39 vjeçar që ishte paralizuar për shkak të një aksidenti, arriti të ecte me ndihmën e mekanizmit në fjalë. Sipas mediave amerikane, ish-atleti, që njëkohësisht është edhe i verbër që prej vitit 1998, pranoi të merrte pjesë në programin që filloi para disa muajsh. Për mjaft javë, ai u fut në programin e fizioterapisë, me dha pa ekzoskelet. Më pas, me anë të një teknike joinvazive (pra, jo me operacion), u bë një stimulim elektrik i nervave të shtyllës së tij kurrizore e muskujve të gjymtyrëve të poshtmr dhe në vazhdim, ai “veshi” ekzoskeletin. Sipas studiuesve, gjatë pesë ditëve fizioterapi me ekzoskelet dhe me stimulimin e nervave dhe muskujve, Poloku bëri mijëra hapa dhe arriti të lëvizte deri në dy javë pas fizioterapisë. Para disa muajsh, 5 burra të paralizuar ia kishin dalë mbanë të lëviznin këmbët e tyre gjatë një studimi të të njëjtit ekip.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kledi Kadiu behet baba

Next Post

Prinderit me kane lene ne mes te rruges...

Advertisement