Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë i shkakton këto akne?

 

– Kam një problem me akne vulgaris. Këtë ma ka përcaktuar një dermatologe që kam në lagje, por mjekimi që më ka dhënë, me thënë të drejtën, nuk më ka dhënë efekt. Ju lutem, më thoni, çfarë i shkakton këto akne, sepse kam frikë mos jam unë shkaktari për shkak të jetesës që bëj, konsumimit të ushqimeve etj. Djali 22 vjeçar.

Dr. Albana Lufi, Ph.D në dermatologji: – I nderuar lexues, faktorët që ndikojnë në shfaqjen e akneve janë të shumtë. Trashëgimia është një faktor. Nëse të dy prindërit kanë akne, atëherë probabiliteti që fëmija të ketë akne në pubertet është 50 %. Faktor është edhe prodhimi i shtuar i yndyrës i induktuar nga stimulimi i hormoneve androgjenike (mashkullore). Gjendrat e yndyrës janë të vogla para pubertetit. Në pubertet, nën influencen e androgjeneve (hormoneve mashkullore) gjendrat yndyrore rriten në madhësi dhe rrisin prodhimin e yndyrës. Aknet shfaqen në disa forma dhe ne, në varësi të elementëve klinikë, dallojmë tre forma klinike të tyre.

Advertisement

– Akne e gradës së parë, ose akne komedonike (me pika të zeza dhe të bardha).

– Akne e gradës së dytë ose akne papulopustuloza. Krahas komedoneve ose pikave të zeza, në këtë forma janë të pranishme dhe puçrra të kuqe me ose pa qelb.

– Akne e grades së tretë ose akne konglobata me papula, pustula dhe noduse të dhimbshme. Trajtimi i aknes vulgaris shkurton kohën e zgjatjes së sëmundjes, zvogëlon ashpërsinë e saj dhe eviton mbetjen e shenjave. Trajtimi i akneve bëhet në varësi të gradave të saj. Për trajtimin e aknes së gradës së parë pëdorim retinoidet lokale (Tretinoine në formë kremi, xhel, solucioni) ose Benzyl Peroxydi. Trajtimi i aknes së gradës së dytë mund të bëhet duke përdorur retinoidet lokale ose Benzoyl Perokside të shoqëruar me përdorimin e antibiotikëve lokalë. Në antibiotiket lokale përdorim Clindamycinen, Erythromycinen. I këshillueshëm është edhe përdorimi i acidit azelaik. Në aknen e gradës së tretë, medikamente të linjes së parë janë: retinoidet lokale dhe antibiotikët oralë. Antibiotikët oralë (që jepen nga goja) që përdoren janë: Tetracyklina, Doxacyklina, Minocyklina, Erythromycina. Antibiotikët përdoren për një kohë të gjatë, minimumi për 8 javë dhe maksimumi për 4 muaj. Ata përdoren gjithmonë të kombinuar me retinoidet lokale. Gjithashtu, në këtë gradë të aknes, në format e acaruara dhe në rastet kur mjekimet e dhëna nuk kanë dhënë përmirësimin e pritur mund të përdorim kontraceptivët oralë te femrat ose izotretinoinën orale si te femrat, edhe te meshkujt. Në rastin tuaj, do t’ju këshilloja një vizitë nga afër, sepse duke qenë se nuk ka patur rezultat mjekimi që ju kanë dhënë, atëherë duhen rishikuar analizat e reja.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çlirimi i pengut… Nga Agron BERDAJ

Next Post

Dritan Jashari: Vlerësimin e jep vetëm publiku

Advertisement