– Jemi një çift i ri dhe duam të mobilojmë dhomen e fëmijëve tanë, por s’ia kemi shumë idenë. Ndoshta me ndihmën e një arkitekti do të orientoheshim më mirë sepse duam që të jetë përveçse e bukur, edhe komode dhe që të ketë gjithçka në vendin e vet. Presim një përgjigje. Ju falenderojmë.
Arkitekt Seldi Shehu: – Prindërit e rinj kanë shumë vendime për të marrë, kur është fjala për mobiljet dhe pajisjet në dhomen e fëmijëve të tyre. Kontakti me arkitektin do t’ju ndihmonte shumë për këtë. Kështu, ju do të gjeni një përzgjedhje të gjerë të dizenjimit të dhomës së fëmijës tuaj dhe profesionistët me përvojë do t’ju ndihmojnë.
– Profesionistët që specializohen për dhomat e fëmijëve, thonë se dhoma e fëmijëve nuk është vetëm për të fjetur. Ata kanë nevojë për një hapësirë ku mund të mësojnë, luajnë dhe flenë në mënyrë të sigurt. Mobiljet dhe ndiçimi duhet të vendosen dhe të punojnë në mënyrë të sigurt për ju dhe fëmijen tuaj. Nëse po kërkoni mobilimin e dhomës së fëmijës, nuk ka shumë rëndësi sesa të kushtueshme janë ato. Ju duhet të siguroheni dhe të bisedoni me projektuesin tuaj për të siguruar se ato që keni blerë ose doni të blini plotësojnë kërkesat e sigurisë.
– Mobiljet që duhet të zgjidhni për fëmijën duhet të plotesojnë rregulla të rrepta. Shikoni për mobilje me cilësi të lartë që i plotësojnë standardet. Sigurohuni që çdo projektues dhe prodhues me të cilin do të punoni është në dijeni për produktet, materialet e rrezikshme dhe kërkesat strukturore. Më poshtë, po ju japim disa këshilla:
- Dhoma e fëmijëve nuk ka nevojë për shumë mobilje, në mënyrë që fëmija të ketë mundësi të luajë dhe të argëtohet.
- Të jetë e shtruar me parket.
- Duhet të eleminojmë sa më shumë cepat nëpër mobilje duke u dhënë atyre formë të lakuar, në mënyrë që të eleminojme të vrarat.
- Nuk duhet të mungojnë ngjyrat dhe ndriçimi. Ndiçimi duhet të jetë i pozicionuar në mënyrë që të mos e bezdisë fëmijën, por ta relaksojë atë. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat.
– Mos harroni se fëmijët janë qendra e shtëpisë, ndaj nuk duhet kurseni për sigurinë e tyre. Nëse dëshironi të keni ide më të qarta dhe të filloni punën në mobilimin e dhomës së fëmijës tuaj, mos ngurroni të më kontaktoni. Më gjeni në adresën e mësipërme.