Thonë se ndershmëria është guri themeltar i një marrëdhënieje të fuqishme dhe kanë të drejtë. Megjithatë, ekziston një ndryshim mes ndershmërisë dhe sinqeritetit total. Disa gjëra duhet t’i mbani për vete. Nëse keni nevojë për një këshillë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të tregoni, guida jonë është mënyra e përkryer për t’ia filluar…
- Survejimin!
Pothuajse gjysma e burrave të martuar pranojnë se janë kureshtarë për jetën e gruas së tyre, me kë flet, kujt i shkruan sms dhe emaile. Nëse keni kontrolluar në gjërat e tij/saj pa marrë leje, nuk është mirë t’ia thoni këtë. Ju do të dukeni të pasigurt në vetvete, ndërsa ai/ajo do të zemërohet. Herën tjetër, kur ai/ajo e lë celularin nëpër shtëpi, kini pak më shumë besim te tjetri/a.
- Mesazhet nga ish-ët
Nëse keni një lidhje miqësore e të shëndetshme me ish-ët, aq më mirë për ju, por jo të gjithë partnerët e shohin në këtë mënyrë. Kështu, pra, mos i jepni shkas të bëhet xheloz/e. Mbajini mesazhet (e pafajshme) për vete.
- Seksin më të mirë që keni bërë
Keni bërë një herë seks të paharrueshëm, të çmendur, që jua ka bërë zemrën të hidhet përpjetë? Një moment i paharrueshëm në historikun tuaj seksual? Nëse nuk ka qenë me partnerin/en tuaj, atëherë më mirë të mos ia thoni.
- Keni tradhtuar dikur
Askush nuk është i përkryer dhe shumë prej nesh kanë gabuar, por edhe nëse gabimi juaj ka ndodhur shumë kohë më parë, mendojeni mirë para se ta ndani me partnerin/en aktual/e. Ky është një nga ato informacione që mbjellin farën e dyshimit në mendjen e njerëzve dhe juve mbase nuk do t’ju pëlqejë bima që mund të lindë prej kësaj.
- Shijet tuaja në pornografi
Nëse ju mund t’i ndani shijet tuaja në pornografi me partneren tuaj, atëherë jeni pjesë e një grupi të vogël dhe të zgjedhur njerëzish. Për shumicën e burrave, pornoja është më mirë të mbahet në botën e fantazisë.
- Fantazitë për dikë tjetër
Të gjithë fantazojnë një person të paarritshëm, por fantazitë janë thjesht të tilla. E di partneri/ja juaj se ju vdisni për Anxhelinën (apo Bredin)? Ky nuk përbën asnjë problem. Ama, një këshillë: Nëse në fantazinë tuaj përfshihet motra (apo vëllai) i partnerit/es, rrëfimi është ide shumë, shumë e keqe dhe ju duhet ta hiqni menjëherë nga koka.
- Nuk pëlqeni vjehrrin dhe vjehrrën
Familjet janë territor i minuar. Ne të gjithë kemi dëgjuar histori të prindërve që kanë ndërhyrë në jetën e çiftit dhe nganjëherë, juve ju duhet të flisni për këtë. Megjithatë, tregohuni delikatë, veçanërisht kur nuk keni ndonjë gjë konkrete për të kritikuar. Nuk është ide e mirë ta filloni bisedën me frazën: “Nuk më pëlqen mamaja jote”, sidomos nëse mamaja është aty.
- Nuk më pëlqen filan tipar fizik
Mund ta kemi thënë edhe më parë; askush nuk është i përkryer. Nuk ju pëlqen hunda e saj? Keni dyshime për flokët, ose për diçka tjetër të tij? Nëse është diçka që nuk e ndërrojnë dot, mbajini për vete kritikat.
- Gjërat që i bënte vetëm ish-i juaj
Veçanërisht kur jeni të zemëruar, tundoheni të bëni krahasime jo të këndshme me ish-ët. Por, e vërteta është kjo: Ju nuk jeni më me ta dhe kjo që po bëni nuk është aspak ide e mirë.
- Seksi nuk është më i shkëlqyer
Nëse seksi është kthyer pak në rutinë, ju takon juve të dyve ta përmirësoni. Flisni për këtë, provoni gjëra të reja. Askush nuk do që ta dëgjojë frazën: “Nuk më pëlqen më aq shumë seksi me ty”.