Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 gjëra që duhet t’i dini për divorcin

Sado filma me martesa të shkatërruara të keni parë dhe sado miq të kenë kaluar nëpër këtë proces të pakëndshëm, kurrë nuk do ta kuptoni se ç‘do të thotë dhe çfarë ndryshimi i dhimbshëm është për jetën e njeriut një divorc, derisa ta përjetoni edhe vetë. Ju ftojmë pra të lexoni shkrimin e mëposhtëm, pa jua dëshiruar diçka të tillë, por me qëllimin që të krijoni një ide më të zgjeruar se çfarë është vërtet divorci, duke pasur parasysh se gjërat nuk janë kurrë bardhë e zi…

 

  1. Edhe ai që bën kërkesën e divorcit ndjen ankth, frikë dhe shqetësim

Divorci, përveç fundit të një martese, përfshin edhe ndryshime të tjera në jetën e njeriut, siç është ndërprerja e marrëdhënieve me familjen dhe miqtë e ish-bashkëshortit/es, por edhe më pak kontakt me fëmijët. Divorci përmbys jetën e përditshme të të dy bashkëshortëve, por në të njëjtin moment, nxit edhe zhvillimin e tyre personal. Mbase e panjohura mund të shkaktojë frikë dhe ankth, por herët a vonë, gjërat futen në rrjedhën e tyre dhe të gjithë mësojnë të shohin para e jo pas.

Advertisement

 

  1. Divorci nuk i zgjidh të gjitha problemet

Nëse mendonit se duke nënshkruar letrën e divorcit do të shfaqet si me mrekulli edhe zgjidhja e të gjitha problemeve, e keni gabim. Edhe nëse keni shkuar në shtëpi tjetër dhe, në dokumente, jeni përsëri vetëm, do të keni ende shumë probleme të varura me ish-bashkëshortin/en dhe, nëse keni fëmijë, ka gjasa që do t’i keni gjatë gjithë jetës suaj. Sjelljet e tij/saj që ju bezdisnin dhe që ju shtynë ta ndani mund të pakësohen, por nuk do të zhduken fare nga jeta juaj, megjithëse edhe pakësimi duhet të jetë një lehtësim për ju.

 

  1. “Puna” e vërtetë fillon pas divorcit

Nëse mendonit se përpjekjet për qetësi shpirtërore dhe mbijetesë marrin fund me legalizimin e divorcit, e keni gabim, sepse puna e vërtetë fillon pas divorcit. Përveçse duhet të kapërceni problemet sentimentale që sjell me vete një martesë e dështuar, duhet të filloni një jetë të re, tashmë i vetëm dhe jo si pjesë e një ekipi. Nëse kur ishit të martuar e kalonit jetën në shtëpi me fëmijët, tani ju duhet të gjeni një punë, të mbani veten. Gjithashtu, do t’ju duhet të rizbuloni veten, në mënyrë që një ditë të rindërtoni jetën tuaj.

 

  1. Fëmijët ju “flasin” me sjelljen e tyre

Gjatë gjithë këtij procesi të divorcit është e rëndësishme të mos harroni fëmijët dhe mënyrën se si ata reagojnë ndaj këtij ndryshimi. Fëmijët rrallë shprehen me fjalë, por vini re sjelljen e tyre dhe do të shihni me lehtësi sa ka ndikuar tek ata ky ndryshim. Nëse do të arrini t’i bëni të thonë ndonjë fjalë do të vërtetoni se nuk është aspak e këndshme për ta ajo që po ndodh. Kijeni mendjen pra te sjellje që ata nuk i kishin më parë, si zënkat mes tyre, mosbindje të theksuar, ose simptoma melankolie.

 

  1. Mos merrni vendime të nxituara

Sado që ta ndjeni nevojën urgjente për t’u “çliruar” nga një martesë e keqe dhe jofunksionale, mirë është të mos merrni vendime të nxituara për gjërat që i përkasin jetës suaj dhe, sidomos, jetës së fëmijëve tuaj. Vendimet nuk duhet të mbështeten tek emocionet, por te reflektimet dhe duhet patur parasysh se do të ndikojnë gjithë jetën tuaj.

 

  1. Do të humbisni disa miq, por do të gjeni të tjerë

Procesi i divorcit është i vështirë, sidomos për dy protagonistët, por edhe për rrethin e tyre shoqëror. Miqtë e çiftit, që janë të detyruar të marrin anën e njërit apo tjetrit, shpesh vendosin thjesht të krijojnë distancë me ju, ndërkohë që mund të afroheni me njerëz që deri vonë, nuk i mendonit si miq të ngushtë. Mënyra se si reagon gjithësecili ndaj divorcit është e ndryshme dhe, nëse prisnit shumë prej dikujt dhe nuk jua ofroi, mos u mërzisni, sepse jeta do ta sjellë në atë mënyrë që do t’ju ofrojnë disa të tjerë.

 

  1. Çlirohuni nga ankthi dhe urrejtja që nuk ju çojnë asgjëkundi

Ajo që ndodhi, ndodhi, një arsye e pati dhe të vazhdoni të keni ndjesi urrejtjeje dhe zemërimi për ish-burrin/gruan, nuk do t’ju sjellë asgjë të mirë. Kini parasysh se çlirimi nga ndjesitë negative bëhet për të mirën tuaj, por kryesorja, për të mirën e fëmijëve tuaj. Falja nuk do të thotë se do të vazhdoni të duroni sjelljet e këqija, edhe për faktin se jeni divorcuar tashmë dhe nuk do të duhet t’i duroni kurrë më.

 

  1. Pushimet do të jenë periudha më e vështirë e vitit

Pushimet janë ditët e vitit të cilat kemi rast t’i kalojmë me familjen tonë dhe me ata që duam më shumë. Nëse familja që kishit deri më sot ka ndryshuar formë, këtë do ta ndjeni më fuqishëm gjatë periudhës së pushimeve, por nuk duhet të pushtoheni nga ndjesitë e këqija. Nëse Krishtlindjen fëmijët do ta kalojnë me ish-in tuaj, kujdesuni që edhe ju të jeni me njerëz që i doni, duke bërë gjëra interesante, që do t’ju mundësojnë të mos bini në depresion. Dalëngadalë do të mësoheni edhe ju dhe fëmijët me strukturën e re të familjes e modelin e ri të pushimeve dhe nuk do t’ju duket më kaq i vështirë.

 

  1. Mos harroni se ish-in, fëmijët tuaj e kanë baba (ose mama)

Sado keq të jetë sjellë me ju bashkëshorti juaj, për fëmijët ai do të jetë gjithmonë i ati dhe ata kanë të drejtë dhe nevojë të duan që të dy prindërit. Kur njëri prej tyre flet keq për tjetrin, u bëni keq së pari fëmijëve, pastaj vetes dhe në fund, atij.

 

  1. Mos u nxitoni të nisni një lidhje të re

Është e vështirë dhe e pakëndshme për fëmijët tuaj t’ju shohin brenda një kohe të shkurtër përkrah dikujt tjetër. Për të qenë të saktë, është gabim edhe për ju vetë, sepse duhet t’i lini pak kohë vetes për të kuptuar se çfarë shkoi keq në lidhjen e mëparshme, të rizbuloni veten dhe të reflektoni se ç’lloj lidhjeje doni. Lëvizjet e nxituara kanë gjasa të ngjallin reagimin e fëmijëve, janë zakonisht të gabuara dhe mund të çojnë në një lidhje edhe më të dështuar, me pasoja negative në psikologjinë tuaj, por edhe të fëmijëve tuaj.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E bllokuar në ashensor

Next Post

Është gjashtë vjeçe dhe ka gurë në tëmth

Advertisement