Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Teuta Tenolli: Një dedikim për ty

Teuta

Teuta

Teuta

Teuta Tenolli, edhe pse ka vite që këndon në skenë, mirësia dhe talenti duket sikur e kanë mundur shifrat. Ajo ka nisur të këndojë që në Pallatin e Pionerëve ku ka fituar dy çmime të para, më pas në lice, rrugëtim që vijoi në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe më pas u mor me të kënduarin jashtë këtij zhanri, më këngë që i përshtaten më shumë publikut në përgjithësi. Ishte muzika ajo që shkoi tek Teuta, zë që u zbulua nga Robert Radoja, zëri, vokali dhuratë nga nëna natyrë. Tetua rrëfën se kishte dashur me shpirt të studionte frëngjisten dhe edhe pse vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve. Më pas, me pengun pse nuk vazhdoi studimet në frëngjishten e saj të dashur, ajo këndoi dhe I dedikoi muzikën frëngjishtes, ajo këndoi dhe vazhdon të këndojë këngë të këngëtarëve francezë si Mirel Matie. Adamos e shumë të tjerë. Sipas Teutës, një këngëtar I mirë është ai këngëtar që I këndon të gjitha zhanret por asaj vetë I pëlqen muzika e pastër popullore qytetare sepse me ato është identifkuar. Në lëkurën e saj lëvrojnë edhe serenatat dhe këngët lirike. Kënga që ajo e shikon si më pranë shpirtit të saj është “La Palome” e Mirel Maties, ndërsa ajo sa herë që e këndon I sjell një gjënde të këndshme është “Çpo dremit liqeni kaltër” në trajtë xhazi. Për Teutën ka ende këngëtarë dhe ambjente të mira, këtu nuk lë pa përmendur Endrin dhe Stefin, të cilët ia vlejnë të përshëndeten për talentin që kanë. Ajo rikthehet shumë shpejt me një serenatë korçare, e cila është ende në audio, një këngë shumë e dashur për Teutën dhe që ajo e sjell si një “Dedikim për ty”.. se për kë, do të na e tregojë Teuta në momentin e duhur.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anjeza Ndoj: Emocioni i rrallë i atij koncerti...

Next Post

Cilat janë shenjat e mykozës vaginale?

Advertisement