Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test Nga cilat kancere vuajnë më shpesh gratë?

 

15

  1. Pirja e duhanit krijon kushtet e favorshme për zhvillimin e shumë kancereve.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Advertisement

  1. Praktimi i rregullt i një sporti ul rrezikun e kancereve.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Ngrënia e ushqimeve biologjike, ul rrezikun e kancereve.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Ekspozimi i gjoksit në diell favorizon kancerin e gjoksit.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Vënia e celularit në xhep mund të shkaktojë kancer.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Nëse nëna juaj ka pasur një kancer grash, keni më shumë shanse për të pasur një të tillë.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Nëse jeni nën 20 vjeçe, nuk rrezikoheni nga kanceri.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Kanceri i gjoksit shfaqet me:
  2. Një gjëndër në gjoks
  3. Tkurrje të thithave
  4. Rrjedhje të tyre
  5. Të gjitha më sipër

 

  1. Diagnostikimi i kancerit të gjoksit është i saktë kur:
  2. Madhësia e tumorit është mbi 1 mm
  3. Madhësia e tumorit është mbi 10 mm
  4. Nuk ka fare lidhje me madhësinë

 

  1. Cili është kanceri që haset më shpesh te gratë?
  2. Ai i mitrës
  3. Ai i gjoksit
  4. Ai i vezoreve
  5. Ai i mushkërive

 

  1. Duke filluar nga mosha 50 vjeçare, këshillohet të bëhet depistimi i kancerit të gjoksit me mamografi:
  2. Çdo vit
  3. Çdo dy vjet
  4. Çdo 5 vjet

 

  1. Jam e vaksinuar kundër papilomavirusit, pra, nuk rrezikoj të kem kancer në mitër.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Pasi ke patur kancer të qafës së mitrës, nuk mund të bësh më fëmijë.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Mamografia shkakton dhimbje.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Në fakt, duhani është një faktor favorizues i shumë kancereve dhe jo vetëm i atyre të gojës, mushkërive dhe ezofagut. Ai shton gjithashtu edhe rrezikun e kancerit të gjoksit dhe të qafës së mitrës.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Aktiviteti i rregullt fizik e ul këtë rrezik. Një studim i kryer në vitin 2006, ka treguar se rreziku mund të ulet me 30% në rastin e bërjes së fizkulturës disa orë në javë.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Të hash bio do të thotë të konsumosh ushqime me origjinë biologjike, pra, pa pesticide. Sipas një studimi të kohëve të fundit, “ekspozimi ndaj pesticideve ka qenë shkaktar i disa tipeve të kancereve”. Shumica e studimeve nuk japin një përgjigje të saktë për këtë problem, por sidoqoftë, duhet të tregoheni vigjilentë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Dielli nuk ka ndikim direkt në kancerin e gjirit. Megjithatë, kujdes, rrezet ultravjollcë mund të shkaktojnë dëmtime të qelizave, si pasojë, kancerin e lëkurës. Kështu, pra, këshillohet të mbroni gjoksin dhe gjithë trupin me krem gjatë ekspozimit në diell.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Deri më sot, asnjë studim shkencor nuk ka treguar qartë lidhjen mes valëve telefonike dhe kancereve. Megjithatë, në mungesë të rezultateve përfundimtare mbi këtë subjekt, disa shkencëtarë këshillojnë të jemi vigjilentë.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Trashëgimia është një faktor i vërtetuar që ndikon te kanceri. Nuk ka nevojë të rrini gjithë kohën në ankth, ose të kaloni në paranojë (kjo nuk do të thotë se do të keni ME SIGURI një kancer të tillë), por është e rëndësishme të tregoheni veçanërisht vigjilentë nëse jeni gjenetikisht të predispozuar të keni kancer. Për gratë është e rëndësishme të informojnë mjekun dhe gjinekologun, me qëllim që t’i ndjekin nga afër.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Për fat të keq, nuk ka një moshë fikse për të pasur një kancer femrash, por ato janë shumë të rralla. Mosha mesatare për diagnostikimin e një kanceri të gjoksit është 63 vjeçe; 51 vjeçe për kancerin e qafës së mitrës dhe 65 vjeçe, për atë të vezoreve.

  1. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Të gjitha këto simptoma mund të jenë tregues të një kanceri… ose jo! Në fakt, një gjëndër në gjoks nuk është medoemos një tumor malinj. Sido që të jetë, mbajini gjinjtë nën vrojtim dhe këshillohuni me mjekun në rastin e një ndryshimi të pazakontë. Kini parasysh se disa kancere nuk shfaqin simptoma të dukshme, ja pse duhet të bëni rregullisht mamografi, që është mënyra më e mirë e depistimit.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Në fakt, madhësia nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është prania ose jo e qelizës kanceroze në gjëndrën e gjoksit. Në rastin e një dëmtimi të dyshimtë, të zbuluar nga mamografia, bëhet një biopsi për të analizuar këtë dëmtim dhe kërkuar qelizat anormale që mund të ketë. Kështu, bëhet diagnostikimi i tumorit.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nëse flasim me gjuhën e shifrave, në Francë zbulohen 50 mijë raste të reja kanceri gjoksi çdo vit, shumë më tepër se ai kolorektal (17 mijë raste). Por, avancimi i kërkimeve dhe gjetja e trajtimeve të reja, si edhe fushatat e depistimit, bëjnë që ky kancer të jetë një nga ato që trajtohen më mirë, sidomos nëse kapet shpejt.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Gratë e moshës 50-74 vjeç këshillohen të bëjnë një depistim të kancerit të gjoksit çdo dy vjet, edhe nëse nuk paraqesin simptoma. Në shumë vende, kjo analizë mbulohet nga sigurimi shëndetësor.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Megjithëse kjo vaksinë pakëson shumë rrezikun e kancerit të qafës së mitrës, këshillohet të vazhdohet të bëhet paptesti çdo 3 vjet.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ka mënyra të ndryshme për të trajtuar një kancer të qafës së mitrës. Një nga këto trajtime është histerektomia, pra, heqja e mitrës, që e bën gruan sterile. Ndërkohë, disa kancere nuk kërkojnë këtë operacion kirurgjikal, por një heqje vetëm të zonës së prekur. Në këtë rast, gruaja mund të mbetet shtatzënë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Kjo varet nga gratë. Disave u duket ajo shumë e bezdisshme dhe që shkakton dhimbje, të tjera nuk ndiejnë ndonjë bezdi të madhe. Parimi i mamografisë konsiston në shtypjen e gjoksit për të përmirësuar cilësinë e analizës, prandaj këshillohet të mos bëhet para ose gjatë menstruacioneve, kur gjoksi është më i tendosur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rudi: Ndryshe janë e ndryshe sillen...

Next Post

Urime & Pershendetje...

Advertisement