Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sateliti i Marsit po shkatërrohet

Brazdat nëpër sipërfaqen e Fobosit, satelitit të Marsit, tregojnë se ai po thërrmohet. Brazdat e cekëta që përshkojnë Fobosin i kanë habitur prej kohësh shkencëtarët dhe, të martën, studiues të NASA-s thanë se mendojnë që brazdat janë rezultat i forcave gravitacionale dhe tregues i “problemit strukturor që do të shkatërrojë satelitin”.

Njëri nga studiuesit e NASA-s tha se shkencëtarët filluan të studionin brazdat kur u bënë fotot e para të Fobosit, në vitet ‘70. Kështu, ata krijuan modele të Fobosit në laborator. “Modelet e para kishin tendencë ta trajtonin Fobosin si një masë me densitet të vetëm, ndërsa ne provuam një model me një shtresë të brendshme më të brishtë, e cila kur tendoset nga graviteti, shkakton thyerje në shtresën e jashtme”. Sipas modelit të tyre, Fobosi është “shumë i brishtë nga brenda dhe ka një lloj shtrese të jashtme elastike, që thyhet vazhdimisht”. Meqë Fobosi është shumë afër Marsit (vetëm 6000 km, krahasuar me largësinë prej 382 500 km të Hënës nga Toka), ekziston një forcë e madhe tërheqëse mes këtyre dy trupave qiellorë. Marsi “vjedh pak nga energjia e tij orbitale dhe kjo e bën orbitën e satelitit të zvogëlohet gjithnjë e më shumë”. Studiuesit thonë se Marsi do të vazhdojë ta tërheqë Fobosin me një ritëm të përshpjetuar. Për momentin, ky ritëm është disa centimetra në vit, por më vonë ai mund të jetë 100 metra në vit. Kështu, një ditë, Fobosi mund të shkatërrohet dhe të përplaset me planetin e kuq. Përplasja nuk do të ndodhë para 30-50 milionë vjetësh. Shkencëtarët thanë se është folur që njerëzit të eksplorojnë Fobosin, gjë që, siç ka dalë nga zbulimet e fundit, duket një ide jo e mirë. “Më mirë të jemi më të sigurtë dhe të qëndrojmë në Deimos”, kanë thënë ata, duke iu referuar satelitit tjetër të Marsit.

Për të studiuar brazdat, shkencëtarët përdorën imazhet nga misioni Viking, që u lëshua në vitin 1970, misioni Mars Ekspress, që ka fotografuar Marsin që prej vitit 2003 dhe Mars Reconnaissance Orbiter, që u lëshua në 2005-ën. Në kërkimet e mëparshme, shkencëtarët ua kanë hedhur fajin materialeve që lëshon Marsi (në gjuhën astronomike: ejecta) për brazdat e Fobosit. Vitin e shkuar, një studim tha se brazdat janë krijuar 3 miliardë vjet më parë. “Është e vërtetë se disa “ejecta” kanë goditur Fobosin, por nuk është e mundur që ato të kenë shkaktuar këto brazda të mprehta, si të prera më thikë në gjithë sipërfaqen e Fobosit”. Nëse teoritë e shkatërrimit të Fobosit rezultojnë të vërteta, atëherë do të ndodhë një fenomen befasues për t’u parë: Materiali i Fobosit mund të formojë një unazë mbeturinash rrotull Marsit. “Për një moment të shkurtër (duke folur me kohën gjeologjike), Marsi mund të duket si Saturni”, thanë shkencëtarët, “Ai mund të ketë një unazë, materiali i të cilës do të përplaset më pas me sipërfaqen e tij.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia...

Next Post

Makarona me kungull

Advertisement