Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rudi: Ndryshe janë e ndryshe sillen…

Rudi Hamzo, prezantuesi i MAD-it, ka bërë për vete me mënyrën e prezantimit shumë persona, pasi është gjithmonë i qeshur, gazmor dhe i gatshëm për të thumbuar. Së bashku me Mateon, ata kanë emisionin “3jat” në MAD tv, por së fundmi janë parë edhe në prezantimin e eventeve të tilla si Kënga Magjike dhe së fundi, te “Dancing ëith the stars”. Rudi tregon për eksperiencën e tij në ekran deri në këto momente dhe na zbulon shumë prapaskena me personazhet VIP që ka intervistuar. Nëpërmjet kësaj interviste, ai e shfaq veten edhe jashtë perdes së ekranit…

 

Eraldo Harlicaj: – Përshëndetje Rud…

Advertisement

Rudi Hizmo: – Ç’kemi Eraldo?

– Si po kalon?

– Mirë faleminderit, po shumë i zënë me punë.

– Keni pak kohë që po prezantoni “Dancing VVith the Stars”. Si po ndjeheni në këtë rol të ri?

– Formati është i ndryshëm… Dancing-u është një spektakël me shumë vëmendje mediatike, por roli që ne kemi është jo shumë i ndryshëm nga ai që kemi te “3jat” MAD, pra, të krijojmë situata komike me VIP-at dhe t’i çtensionojmë pak nga emocionet e garës. Ndjehemi mirë dhe e shijojmë.

– Ku ndryshon kjo punë nga ajo që bëni në MAD, për atë çfarë ndodh mbrapa kamerave dhe në prapaskenë?

– Jemi munduar me Mateon që të jemi vetja kudo që të shkojmë dhe çfarëdo që të bëjmë. Duke qenë vetja dhe duke qenë i njëjtë, edhe të tjerët sillen në një formë të caktuar kundrejt teje. Nëse do të kërkoja dallime, do të thoja që këtu raportet janë më profesionale, ndërsa në MAD tv, më shoqërore.

– Si e shihni garën deri në këto momente?

– Janë akoma duke u nxehur motorët… Ai që shijojmë më shumë është fakti që këtu bëhet fjalë për një garë të vërtetë kërcimi, ku më i afti fiton.

– Keni krijuar të preferuarit tuaj?

– Teknikisht janë disa personazhe që kanë arritur të kërcejnë mirë. Sivjet konkurrenca është me e lartë edhe përsa u përket preferencave. Edhe ne qe jemi brenda këtij formati e kemi të vështirë të krijojmë preferenca me bazë performancën. Ndërsa, përsa i përket raportit human, shkojmë mirë më të gjithë, por do veçoja profesor Mitro Çelen të cilin e vlerësoj shumë si profesionalisht, ashtu edhe në aspektin human dhe e përshëndes për iniciativën e të qenit pjesë në një format të tillë në moshën 67–vjeçare.

– Në të njëjtën kohë, ju jeni të përqendruar edhe në MAD. Sa e vështirë është t’ia dilni mbanë?

– Kemi mjaftueshëm energji dhe dëshirë për të përballuar më shumë se një angazhim profesional.

Pastaj, sa jemi të rinj të punojmë, se kur të plakemi, do pendohemi. (Qesh)

– Rud, cilat janë prioritetet tuaja për të ardhmen në raport me profesionin, pasi ju kemi parë që të lëvizni sa në Këngën Magjike, sa në Dancing?

– Sinqerisht, jam akoma i pavendosur përsa i përket rolit që dua të kem në botën mediatike, por ajo që nuk do të bëja kurrë është gazetaria parazitare. Pra, të pish gjak nga jeta e një personazhi të njohur, ose ndryshe, të shpikësh lajme në kurriz të tij. Kënga Magjike dhe Dancing-u ishin ftesa të cilat nuk mund të refuzoheshin kurrë, duke marrë parasysh provomovimin mediatik dhe eksperiencën që ofrojnë.

– E shihni MAD-in si një trampolinë apo si diçka të qëndrueshme?

– E kam të vështirë të ndahem nga dashuritë e vërteta, siç është MAD-i. Nëse MAD-i është një trampolinë, le të themi që do të më pëlqente të hidhesha edhe për disa kohë në të. Të ardhmes nuk i dihet, por duke parë të tashmen, s’e besoj se do hidhem ende në pishinë.

– Me Mateon shiheni si dyshja e pandashme… Sa të lidhur jeni edhe në jetën private?

– Jo aq shumë sa mund të mendohet. Kemi shoqëri të ndryshme dhe mosha jo të njëjta. Për moshën që ka, ai është një çun shumë i matur dhe shumë i pjekur, me një sens humori të hollë dhe potencial artistik të jashtëzakonshëm. Sa herë takohemi jashtë pune, ia kalojmë mirë, qeshim shumë dhe kemi biseda mjaft konstruktive.

– A do të ndodhë edhe ndarja juaj?

– Të ardhmes nuk i dihet, por arsyeja më e madhe e ndarjeve janë lidhjet. Ne nuk jemi lidhur ndonjëherë!

– Ju keni intervistuar shumë personazhe publike dhe keni kaluar kohë me to. Për mendimin tënd, a kemi VIP-a ne në Shqipëri?

– VIP do të thotë një person i rëndësishëm. I rëndësishëm është dikush që gëzon popullaritet, para dhe pushtet. Personazhet e medias, me përjashtime shumë të vogla, gëzojnë vetëm të parën. Në mendjen time, biznesmenët, politikanet dhe “taksixhinjtë” janë VIP-a të vërtetë.

– A jeni acaruar ndonjëherë me sjelljen e tyre?

– Mund të të them se kam intervistuar mbi 100 personazhe publike dhe ka pasur 1 ose 2 raste që më shumë se acaruar, jam zhgënjyer nga shtirja e tyre.

– Përveç televizionit, si e mbushni pjesën tjetër të kohës?

– Më pëlqen të mendoj dhe të shijoj qetësinë jashtë ritmeve të medias. Shoh shumë sport, adhuroj kafshët dhe njerëzit inteligjentë. Më pëlqen të marr pjesë në aktivitetet artistike apo kulturore që më fusin në dimensione interesante.

– Jeni i dashuruar?

– Mundohem të dashuroj jetën dhe veten.

– Po me qenien njerëzore, sa i dashuruar jeni?

– Unë lexoj shumë dhe më pëlqen të marr shumë informacione. Më pëlqen pyetja juaj. Njeriu për mua është qenia më interesante dhe më e jashtëzakonshme që mund të ekzistojë. E dua atë në kompleks.

– Po në veçanti?

– Nuk kam një marrëdhënie intime, sado që ka plot 2-3 femra që lusin. (Qesh)

 

 

Rudi dhe “VIP-at”

– Si janë të ftuarit?

– Janë si fëmijët, të gjithë njësoj. (Qesh)

– Kush kanë qenë personat më të vështirë për t’u intervistuar?

– Kemi pasur të ftuar të kompleksuar që për arsye etike, nuk po ua përmend emrin, por po të shohësh intervistat, i kupton.

– Kush kanë qenë me sensin më të lartë të humorit?

– Vëllezërit korçarë.

– Më origjinali?

– Rozana Radi.

– Kush ka dalë jashtë pritshmërive tuaja; ndryshe e keni pritur dhe ndryshe është sjellë?

– Ledion Liço dhe Milena Harito.

– Personazhi që luante më shumë?

– Butrint Imeri.

 

Rudi apo Mateo

– Më serioz?

– Rudi, se jam më i madh.

– Shakator?

– Mateo ka një humor të hollë.

– Thumbues?

– Në të njëjtin nivel.

– I aftë?

– Njëlloj.

– Më i rrëmbyer?

– Mateo.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Erkand Qerimaj: Mes shtangës dhe dashurisë, rrëfim 360 gradë!  

Next Post

Test Nga cilat kancere vuajnë më shpesh gratë?

Advertisement