Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk kam vullnet dhe energji pozitive

– Përshëndetje doktor Agroni! Jam një djalë 18 vjeç, me këto probleme: më dhemb koka herë në njërën anë e herë në anën tjetër. Më dhemb syri përbrenda kur shikoj shumë anash dhe gjithashtu, kur e prek pjesën ballore dhe vetullën, më dhemb koka. Më dhemb gjithashtu maja e gjoksit, zemra dhe pjesa e majtë nën brinjë. Këtë problem e kam prej një viti tashmë. Kam bërë eko barku e zemre, vizitë te neurologu, por tha se e kisha nga ngarkesa psikike. Për shkak të këtyre problemeve kam krijuar një shëndetofobi dhe më lodhet koka sikur ka shumë presion si pasojë e stresit kronik, ndjej bllokim dhe një lloj ankthi si parehati me veten, si një lloj ankthi social. Kjo e fundit më shoqërohet me skuqje të faqeve, që nuk më kalon gjersa të qetësohem, të shkoj në shtëpi e të fle gjumë. Kam edhe djersitje dhe mendoj se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Mezi pres të vij në shtëpi nga shkolla për të fjetur sepse më duket sikur do të më pëlcasë koka. Problemet e tjera janë mosbesimi te vetja, kam panik për gjëra të vogla, por nuk e shpreh, e mbaj brenda, nuk kam vullnet apo energji pozitive. Mendoj të ndërroj mënyrën e perceptimit të gjërave, por njëkohësisht, të kuptoj se çfarë mund të ndryshoj dhe të jem më shumë vetvetja, por nuk arrij asnjë rezultat të mirë dhe më pas kam ato shqetësime që përshkrova më sipër.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Siç thoni në letrën tuaj, ju fillimisht keni kaluar një infeksion ose reaksion alergjik, që është shfaqur me dhimbje të gjysmës së kokës. Si të tilla shkaqe mund të përmendim një sinusit, infeksion i hundëve (rinit) apo i dhëmbëve (karies dentar) etj. që me kalimin e kohës ka sjellë një dobësi të sistemit nervor (SNQ) që shfaqet me ankth, mospërqendrim, çrregullime të gjumit, oreksit, nervozizëm, ose prishje të ritmit të zemrës, frymëmarrjes etj. Këtë shqetësim e favorizon edhe sistemi juaj nervor i ndjeshëm dhe çrregullimet hormonale që ndodhin në periudhën e adoleshencës, në të cilën jeni ju.

– Në këto raste, do t’ju këshilloja marrjen me aktivitete sportive, si për shembull shëtitje, vrapime, not etj., po ashtu shmangie e përdorimit të pijeve nxitëse të SNQ (sistemi nervor qendror) siç janë kafeja, kakaoja, pijet energjike (Red-Bull, B52) etj., mbushjen e kohës dhe kombinimin e studimit me pushimin, ose mosqëndrimi i gjatë në kompjuter, ose përdorimi i tepruar i celularit etj. Përsa i përket mjekimit, do të këshilloja përdorimin e barnave siç janë Stugeroni 25 mgr. 3 x 1 në ditë, Noofeni 3 x 1 kokërr (250 mgr.) si dhe komplekse vitaminike (si psh. Tonotili, energu etj. që do t’ju ndihmojnë të ktheheni sa më shpejt në normalitet.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam dalë me skuqje në stomak

Next Post

Mbrojtje natyrale kundër gripit

Advertisement