Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Markela Dede: Ne kemi skena, jo prapaskena!

Ata janë një ndër çiftet më karizmatike të “Dance vvith me”, që çdo javë, veç kërcimit, na servirin edhe një minifabul, duke na kujtuar që edhe pse kërcimtarë në rol, ata janë mbi të gjitha aktorë. Ne shkëputëm njërin prej tyre këtë herë, me dëshirën për t’i shkëputur disa mendime rreth asaj që po ndodh në skenë dhe prapa saj. Markela, e rezervuar, i përgjigjet kuriozitetit tonë…

 

– Dy aktorë humori përballë njëri-tjetrit në kërcim. E keni marrë seriozisht këtë punë?

Advertisement

– Patjetër që e kemi marrë seriozisht, si gjithmonë.

– Kush e ka ekskluzivitetin e humorit në çiftin tuaj?

– Ekskluzivitetin e ka gjithmonë më i forti. (Qesh)

– Si reagove kur mësove që do të kishe Ceken partner?

– Kur mora vesh që Cekja do të ishte partneri im, më ra bomba në kokë! (Qesh) Bëj shaka, u lumturova aq sa s’kam fjalë.

– Në ç’role do të mund të kishit bashkëpunimin perfekt ju të dy?

– Ne gjithmonë kemi bashkëpunim me njëri-tjetrin. Çdo rol ka kiminë e vet, kështu që nuk mund të bëhen krahasime.

– Si janë prapaskenat me kolegët, marrëdhëniet me ta?

– Marrëdhëniet me kolegët janë pa diskutim shumë të mira. Ne kemi skena, jo prapaskena. (Buzëqesh)

– Cili është më arroganti, cili më i sinqerti dhe cili më shakaxhiu?

– Nuk mund të quaj asnjë arrogant, janë të gjithë bashkëpunues dhe kanë frymën e grupit.

– Duket sikur në “Dance vvith me” jeni si një familje… Jeni vërtet kështu apo kjo është ajo që na përcillet neve?

– Grupi i “Dance vvith me” konsiderohet me të vërtetë si një familje e madhe. Është e habitshme se sa mirë shkojmë me njëri-tjetrin.

– Për të mos u larguar nga nocioni familje. Ti luan në serialin “Familja”, me regji të Ylli Pepos në TVSH, i cili thuhet se synon t’i largojë shqiptarët nga telenovelat e huaja… Mendon se do t’ia arrijë?

– Mbetet të shohim reagimet kur të nisë shfaqja e tij në ekran këtë muaj. Vetëm atëherë do të kemi një përgjigje të gjithë.

– Shikon Markela telenovela?

– Markela nuk mundet të shikojë telenovela sepse ka shumë prova për të bërë në spektaklin e kërcimit…

– Cila është gjëja më e vështirë që të është dashur të bësh për një rol?

– Gjëja më e vështirë për një rol? Kam dhënë puthjen e parë në skenë. (Qesh)

– Po gjëja që do të doje ta kishe ditur përpara se të nisje karrierën si aktore?

– E dija ç’më priste, isha e përgatitur… Megjithatë, pasionin e ktheva në profesion dhe nuk hoqa dorë kurrë…

– Të qenit bionde dhe vajzë simpatike, më shumë të ka ndrequr apo të ka prishur punë në  aktrim?

– Ka shumë gjëra të tjera që duhen vlerësuar në aktrim. Të qenit simpatike është vetëm një plus më shumë.

– Si do të reagoje nëse do të të thoshin se ta kanë vjedhur rolin?

– Nuk mund të ma vjedhë njeri rolin! (Qesh) Di t’i mbroj gjërat e mia; nuk jam bionde. (Buzëqesh)

– Po nëse ai që do të të “vidhnin”, do të ishte i dashuri?

– I dashuri nuk vidhet… çdokush mban përgjegjësi për veprimet e veta.

– Është problem të kesh një të dashur josocial?

– Nuk e kuptoj pse duhet të jetë josocial. Nëse ekziston një i tillë, nuk ka arsye pse fshihet.

– Serenatat kanë qenë pjesë e jetës tënde, si korçare që je?

– Ah, serenatat!… Po, patjetër që po. Do të më shoqërojnë gjithë jetën.

– Një episod nga fëmijëria, që të sjell të qeshura…

– E gjithë fëmijëria ime ka kaluar në skenë nëpër festivale, duke kënduar e aktruar. Kam qenë e përfshirë e gjitha. Është një kujtim shumë i bukur që bën të më buzëqeshë shpirti e jo vetëm buza.

– Të kanë vënë ndonjëherë në lojë kur ke qenë fëmijë?

– Si mendon ti? Më kanë vënë në lojë? (Qesh)

– Për çfarë je penduar më shumë deri tani?

– Jam njeri që nuk pendohem për asgjë. Gjithçka e bëj me ndërgjegje të plotë dhe jam e përgjegjshme për veprimet e mia.

– Me çfarë do të rrezikoje sot? Ka diçka të cilën s’e ke bërë dhe do të doje shumë ta bëje?

– Çdo gjë që vërtet e dua, e bëj. Nuk i kam lënë pishmane vetes.

– Cilat janë gjërat e vogla që mund të bëje dhe që do t’ia bënin dikujt tjetër ditën të bukur?

– Jam njeri që më pëlqejnë surprizat e bukura, por vetë, të them të drejtën, nuk shquhem.

– Çfarë mendon se mendojnë të tjerët për Markelën?

– Unë nuk hyj në mendjet e njerëzve me imponim, qoftë për mirë apo për keq. Çdokush ka të drejtën e mendimit personal.

– Kur ishte hera e fundit që provove diçka të re?

– Çdo ditë bëj ndonjë gjë të re.

– Ke bërë ndonjë gjë kohët e fundit që ia vlen të mbahet mend?

– Udhëtoj shumë dhe më pëlqen eksplorimi. Kjo botë ka kaq shumë gjëra dhe vende të bukura sa jeta është shumë e shkurtër për t’i shijuar në maksimum.

– Cfarë të ngre lart moralisht kur nuk je në humor apo kur gjërat nuk po shkojnë ashtu sic ti do të doje?

– Muzika është ilaçi im në çdo kohë, në çdo vend.

– A je e lumtur me veten?

– Pa diskutim që po.

– Cila është gjëja më e bukur që dikush ka bërë për ty?

– Hëm, no comment. (Buzëqesh)

– Çfarë nuk do të bëje kurrë?

– Shumë gjëra nuk do t’i bëja kurrë.

– Sa teatër bëjnë aktorët në jetë?

– Aktorët kanë ku e bëjnë teatrin. Në jetë, kryesisht, zgjedhin të jenë vetvetja.

– Për cilën nga pyetjet më lart më ke gënjyer?

– Për asnjërën.

– Planet për të ardhmen, cilat janë?

– Surprizë. (Qesh)

– Nëse do të mund t’i jepje një mesazh botës mbarë, çfarë do t’i thoje?

– Mbusheni zemrën me dashuri dhe me buzëqeshje, sepse vetëm kështu e shikon botën me ngjyrat reale dhe jo bardhë e zi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Ajeti: Do të zgjedh Kombëtaren e…

Advertisement