LAJM I GEZUAR: Pas 25 vitesh shkollat e qytetit tim jane te ngrohta!
Permeti ka nje dimer te hidhur. Duket sikur mali i Dhembelit me boren e tij i ben karshillek lumit te Vjose me dallget e saj. Edhe mali edhe lumi jetojne te dy ne nje qytet prej mijera vitesh por rralle flasin,shume rralle. Malit i mbetet qejfi pse Vjosa nuk qendron aty por iken, ndersa lumi mban inat te vjeter pse Dhembeli kapricoz rri statik e pa levizur mijera metra larg lumit lozonjar. Dhe te dy bashke, edhe mali edhe lumi me kryenecesine tipike lokale shkembejne ererat, rrymat, lageshtiren dhe egrasiren e vuajtesit mbeten njerzit.
Permeti ka dimer te ftohte e te hidhur dhe derman nuk ben dot asgje tjeter aty pervec ngrohjes me lende drusore. Ndaj une sot ndjehem i gezuar e i ngrohur se pas 25 vitesh tranzicion anadollak,3 shkollat e qytetit tim nuk kane më ato kaldajat e shtrenjta qe punojne me nafte e i bejne naften te ngrohtit. Nga sot e tutje, bashkia e re e mban fjalen. Dy shkollat 9-vjecare dhe gjimnazi publik “Sami Frasheri” ngrohen me kaldaja funksionale qe harxhojnë me pak e ngrohin me shume. Kaldajat tashme u konvertuan me lende drusore dhe nxenesit e mesuesit do te jene me te relaksuar e me productive. Faleminderit kryebashkiaku Niko Shupuli dhe shembullin tend le ta ndjekin te majte e te djathte, veriore, fushore,jugore, dembele e punetore. Permeti im tashme eshte me i ngrohte!!!
Shenim i rendesishem/ Permeti mbetet treva ku njerzit dhe jane fanatike racionale ne prerjen e pyjeve. Zyrtarisht jemi bashkia më e gjelbëruar dhe më e paster e republikes.
Advertisement