Dieta ideale për Peshqit
Ju jeni njëkohësisht edhe emocionalë, edhe llupës. Dietat janë armiket tuaja më të mëdha dhe ju urreni privimin nga gjërat e mira që ju ofron jeta: Ëmbëlsira, çokollata, sallamëra, djathëra; ju pëlqejnë të gjitha! Përsa u përket sporteve, ju pëlqejnë ato të ujit, si noti, por e keni të vështirë fillimin. Ju preferoni të rrini me shoqërinë në një restorant të mirë, sesa në një tapet vrapi, apo në pishinë.
Këshilla jonë: Problemi juaj kryesor është të kontrolloni emocionet tuaja, sepse janë ato që ju shtyjnë të hani shumë. Do t’ju këshillonim së pari të punonit mbi lidhjen tuaj, ose të praktikoni jogën. Pini shumë ujë dhe, mbi të gjitha, kushtojini të ngrënit kohën e duhur. Lëreni pirunin në pjatë pas çdo kafshate dhe shijojeni atë që hani, sepse kjo është e rëndësishme. Preferoni frutat dhe perimet e stinës, djathërat pa shumë yndyrë dhe sigurisht, produktet e detit që do t’ju japin shumë energji.
(Na ndiqni per te lexuar shenat e tjera. Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)