Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Genc Prelvukaj: Kam pasur shumë mundësi…

Nëse hedhim një shikim në retrospektivë, vështirë të gjejmë një tjetër grup të brezit të tyre që ka arritur të ketë prestigjin që kanë ata sot, me imazhin e dy djemve që koha vetëm sa i ka rritur personalisht dhe profesionalisht. Etnon vazhdon edhe sot të na surprizojë si dje, me hite të njëpasnjëshme, që krahas muzikës së bukur, kanë edhe peshën e fjalës. E fundit prej tyre është kënga “Million”. Kemi në këtë intervistë liderin e grupit, Genc Prelvukajn, djalin që në çdo fjalë frymon artistin, shpirtin e bukur e prapë të qenit me këmbë në tokë. Joshje, arsyetim, batutë, të gjitha i gjeni këtu. Një nga ato intervista që vlen 1 milion euro!

 

Mia Buci: – Hi Genc, si fillim… më duhen 1 milion euro, m’i gjen dot?

Advertisement

Genc Prelvukaj: – Një milion lekë t’i gjej. Vetëm më thuaj në cilën kartmonedhë i do, 2000-she apo më të vogla?

– Në fakt, përtej shakasë, cila qe zanafilla për këngën “Million”?

– Ka shumëçka brenda, por kryesisht, goditen disa nga devijimet shoqërore ndër ne.

– Çfarë do të kishe bërë me 1 milion?

– Pse, mendon që nuk i kam?! (Qesh)

– Okej atëhere, më trego ku vërtitet shuma që posedon në llogarinë personale?

– Nuk më grabit dot. I kam në pasuri të paluajtshme! (Qesh)

– Në binomin muzikë-politikë, duket se më besnik i qëndrove asaj të parës… Çfarë të ofron muzika që s’mundi të ta jepte politika?

– Nuk ishte punë e ofertës. Thjesht pauzuam gati shtatë vite në muzikë dhe u kthyem më mirë se kurrë. Tani politika pauzon. Tek unë janë disi të dyja; vetëm ua gjej vendin ndër kohë.

– Si producent dhe këngëtar, cilat janë rregullat e tregut të muzikës?

– E dashura Mia, për këtë përgjigje duhet një libër i tërë. Ka shumëçka për të thënë e për të shpjeguar. Është aq sferë e gjerë saqë nuk e përmbledh dot në disa fjalë.

– Kush zgjedh “Black fish entertainment” dhe kë keni nën menaxhim aktualisht?

– Na kontaktojnë shumë. Na thërrasin e ofrojnë më të mirën e tyre. Megjithatë, për të qenë pjesë aty janë disa rregulla që i paracakton industria e muzikës, gjendja e saj për momentin dhe mundësitë ekonomike që t’i jep ajo për të investuar në artistë të rinj. Këtë vit e kemi pasur prioritet kthimin si Etnon. Më pas, synojmë zgjerimin.

– Kur kthen kokën pas, në vitet kur djemtë e hip-hopit ishin të paktë në numër, por me peshë në cilësi, për çfarë ke veçanërisht nostalgji?

– Më mungon koha kur rrethoheshim nga artistë të mëdhenj dhe kishim konkurrencë të mirë. Shumica absolute e tyre sot nuk është në skenë dhe ne ndjehemi disi të braktisur.

– Përpos të vlerësuar profesionalisht, ju jeni edhe djemtë simpatikë që tërheqin turma vajzash në skenat ku debutoni. Jam kurioze të di, cila është gjëja më e çuditshme që ju kanë hedhur femrat në skenë?

– Një bombë dore. Nëse nuk gabohem, ishte prodhim rus. Ngjyrë e gjelbër. Diku rreth 2 kg duhet t’i ketë pasur… (Qesh) Jo, bëj shaka, nuk kanë gjuajtur kurrë me asgjë. Veç kujtime të mira me to.

– Pas 17 vitesh në këtë biznes, Genc, cila është ajo me të cilën nuk do të pajtohesh kurrë?

– Kam dhjetë minuta që mendohem për këtë pyetje dhe nuk më bie ndërmend diçka e madhe.

– Veç këngës “Albanian”, cila prej këngëve tuaja garanton atmosferë kudo që ndodheni?

– Janë këngët e fundit të prodhuara si “Shqip Dance”, “Falma një jetë”, “Bone sikur n’dasëm” dhe “Million”, së fundi.

– Cila është kënga që do të doje të ishte vlerësuar siç duhet?

– Kënga “Përgjithmonë” është ajo që e dua më shumë se të tjerat. E kemi postuar në tri vende në youtube dhe në total ka arritur në më shumë se dy milionë klikime. Mendoj se do të duhej të kishte shumë më shumë, por industria kështu është ndonjëherë.

– Çfarë më thotë Genci për Gencin? Cili je ti, parë me sytë e tu?

– Genci që e njoh unë, nëse s’më ka gënjyer ndonjëherë, (qesh) reflekton ftohtë dhe shumë seriozisht derisa bëhet i afërt dhe është shumë i gjallë brenda. Nuk e pëlqen rutinën, ka qejf jetën e natës, udhëton shpesh dhe bën qejf shumë.

– Te çdo njeri flenë edhe e mira, e keqja, e bukura, e shëmtuara, zgjuarsia, budallallëku, pafajësia, djallëzia. Sa luan me të gjitha këto dhe cili është versioni më i mirë i vetes tënde?

– Secili njeri e ka pjesë të vetën secilën nga këto veti, varësisht si i menaxhon. Them se deri më tani unë i kam lënë të duhurat në sipërfaqe. Më duket vetja si psikolog tani. (Buzëqesh)

– Kujton një rast kur ke dalë jashtë vetes, një nga ato kur njeriu e humb kontrollin?

– Po, ka edhe raste kur jam impulsiv, por jo deri në atë masë sa të vras dikë. Çdo njeri e humb ndonjëherë qetësinë dhe nuk jam i vetmi. Megjithatë, tek unë ndodh rrallë.

– Një talent që nuk e ke, por që do të doje ta kishe?

– Po, janë disa mungesa talenti që ma kanë thyer zemrën gjithnjë: Qëndisja, rregullimi i thonjve, make up-i, rrobaqepësia dhe ecja në pasarelat e modës. (Qesh) Bëj shaka, nuk më mbetet merak ndonjë gjë.

– Nëse do të ndërroje vendin me një tjetër personazh publik, cilin do të zgjidhje?

– Lekë Plepin! Bëj shaka. Mos i vër titull intervistës në këtë kontekst. (Qesh) Nuk e di… Nuk kam dikë saktësisht që do të më kishte përfaqësuar siç jam.

– Ndërkohë që shumë kolegë e ndajnë kohën mes vetes dhe muzikës, ti një pjesë të mirë të saj ia dedikon djalit, Gjinit… Me çfarë është e mbushur një ditë e kaluar e tëra me Gjinin?

– Me shkollën. Është në fazën e edukimit shkollor dhe atë duhet ta ketë me rëndësi tani. Të tjerat vijnë më pas. Në fundjavë është punë tjetër pastaj.

– Pyetja më e vështirë që të ka bërë ndonjëherë?

– Duhet të jetë bërë nga ti, se e ke zanat të mirë këtë punë.

– Nëse një nga fëmijët në shkollë godet djalin, si do të vepronte babi Genc?

– Sigurisht, nuk do të reagoja si ndonjë japonez. (Qesh) Uroj të mos provohem në atë punë. Deri më tani e ka rrethin e mirë.

– Ti je një djalë simpatik dhe nuk ka dyshim që takimet me vajza kanë qenë të shumta. Ajo që dua të di është: si e kupton që “ajo” është vajza e duhur?

– Tani dëgjo: simpatik është dikush rreth të 18-ave, unë jam më shumë se 30 vjeç. Mund të thuash çdo fjalë të mirë, por simpatik s’ma merr mendja. (Buzëqesh) As nuk e kam idenë. Kur të ndodhë, do ta them se si e kam kuptuar që është e duhura, por tani, si ta them pa ndodhur?

– Janë ndikuese mendimet dhe përshtypjet e Gjinit për vajzën që të qëndron apo do të të qëndronte në krah?

– Më ngacmon ndonjëherë, por edhe më bën presion të lidhem me dikë. Nuk e kam njohur deri më tani me asnjë nga ato, që të marr mendim nga ai, por flasim për shumëçka.

– Do të dilje me një “single mother” (mama të vetmuar)?

– Po pse nuk do të dilte ndonjë mashkull me një “single mother”?

– Ke dalë ndonjëherë me ish-të dashurën e një miku?

– Nëse bëhet fjalë për rrethin e ngushtë, assesi.

– Sa lidhje për një natë, ke patur?

– Do të kthehej në një lajm viral pastaj, do ta merrte dhenë. (Qesh) Nuk e them asnjëherë.

– Je me dikë tani që po flasim?

– Jo, sepse përndryshe nuk do të isha në gjendje të shkruaja.

– Në fakt, do të ishte me interes të dinim ku ndodhesh, çfarë ke veshur dhe çfarë po bëje pak minuta para se të flisnim?

– Jam në një nga apartamentet e mia. Vetëm. Veshur në robdeshamber dhe pak më herët, po shtrydhja një lëng.

– Cilët do të doje të ishin fqinjët e tu?

– Nuk do të doja të ishin policë. Të tjerët, në rregull.

– Vendi që do të zgjidhje për një jetë më të mirë?

– Kam pasur shumë mundësi për ta ndryshuar, por nuk mund të përshtatem diku tjetër, jashtë Kosovës ose Shqipërisë. Të paktën në këtë kohë, jo. Më vonë, nuk e di.

– Udhëtimi më interesant dhe kujtimi më i bukur që ruan prej tij?

– Udhëtimi i parë në SHBA. Gjithçka e bukur atje, çdo kujtim.

– Si do të ishte të udhëtoje në mendjen tënde?

– Nuk e di. Nuk kam prerë ende biletë për atë rrugë. (Qesh)

– Je një fans i librave apo je shumë i zënë duke shkruar?

– Po, lexoj shumë shpesh.

– Hera e fundit që i ke thënë Milotit: Ka ardhur koha për…

– “Ka ardhë koha që ti të shkosh në shtëpi e unë të vazhdoj në klub”. Kjo ndodh shpesh. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

8 profesione që do të zhduken deri në vitin 2030

Advertisement