Pilari përballet me Sezarin për çështjen e Feliksit. Sezari i rrëfen Pilarit se ka dyshuar për Feliksi se mos ishte gej, por kur u martua dhe u bë me fëmijë, mendoi se këto kishin qenë dyshime të pabaza. Pilari ia bën të qartë se Feliksi nuk u martua sepse kishte nevojë ta bënte këtë, por për shkak të presionit të të atit dhe i lutet atij që të bisedojë me të birin.
Editi me të ëmën e Xhonatanin largohen nga shtëpia dhe shkojnë të strehohen në shtëpinë e Xhixhit, që nuk e pret shumë mirë ardhjen e tyre, megjithatë, përpiqet t’i sistemojë në shtëpinë e saj.
Feliksi shkon të bisedojë me të atin i cili i thotë se nuk mund ta pranojë dot se ka një djalë gej. Feliksi i rrëfen se është përpjekur shumë ta frenojë këtë tendencë të tijën, qëkur ishte në shkollë, por nuk ka mundur dot. Feliksi ankohet për tradhtinë e Editit, por i ati ia bën të qartë se asnjë grua nuk do ta përballonte dot atë lloj tradhtie që ka bërë ai. Sezari i jep Feliksit ultimatumin që ta shpëtojë martesën e tij dhe ta rifitojë Editin, ose të gjejë çfarëdolloj gruaje tjetër, pasi ai nuk ka për ta pranuar kurrë se ka një fëmijë gej. Kjo bisedë i bie si bombë Feliksit.
Paloma hapet me Amarilisin për çështjen e Feliksit. Amarilisi përpiqet t’i hapë sytë duke i thënë se ajo qëndron gjithmonë në krah të Feliksit, gjë që ai nuk e bën dhe se Feliksi është një njeri shumë ambicioz, e vetmja gjë që i intereson është të marrë një pjesë të madhe të spitalit. Megjithëse Paloma nuk e pranon këtë gjë, Amarilisi i kërkon të bëjë kujdes me vëllain e saj.
Feliksi i tregon Glauses se ndihet i dërrmuar dhe i pafuqishëm para të atit. Ajo e shtyn të bëjë gjithçka dhe madje t’i kundërvihet të atit për të marrë trashëgiminë që i takon. Alina vazhdon të mashtrojë Sezarin, duke u hequr se nuk do që t’i shkatërrojë martesën atij, ndërkohë që nga ana tjetër, vazhdon t’i flasë keq për të shoqen. Ajo i thotë se Pilari është arsyeja pse Feliksi është gej, pasi ajo e ka llastuar më shumë sesa duhet dhe sepse nuk ka ditur që ta edukojë.
Paloma takohet me Paulinën në park, ashtu siç e kishin lënë dhe është shumë e lumtur për këtë. Që të dyja ia kalojnë bukur me njëra-tjetrën, por në momentin e fundit, Paulina…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)