Glause arrin të ndryshojë kampionin e Palomës, siç kishte rënë dakord me Feliksin, por nuk e kupton se një infermiere po e ndjek dhe përballet me të, duke i thënë se do t’ua tregojë këtë të gjithëve dhe se tashmë, karriera e saj do të marrë fund. Glause dhe infermierja nisin të grinden me njëra-tjetrën në banjo, grindje që përfundon me vdekjen aksidentale të infermieres.
Kur shkon t’i tregojë Sezarit për aksidentin që ka ndodhur me infermieren, doktor Luteroja zbulon rastësisht romancën e Sezarit me Alinën, duke i gjetur ata në një situatë intime.
Alina shkon në darkën e organizuar nga Pilari për të prezantuar të dashurin e Nikolës. E surprizuar nga vizita e saj, Pilari e fton të ulet, por Alina i thotë se ka shkuar të çojë një tufë lule nga ana e bashkëshortit të saj, Sezarit, i cili ka patur punë në spital dhe nuk mund të vijë në festë. Pas darkës, Alina i tregon Pilarit për vdekjen e infermieres.
Pilari i rrëfen Alinës se dyshon që bashkëshorti i saj ka një të dashur dhe kjo e fundit i thotë se do të hetojë për të mësuar se me cilën grua del Sezari.
Paloma dhe Brunoha shkojnë të dëgjojnë rezultatin e analizës së ADN-së së bashku me avokatët e tyre dhe gjykatësja u lexon rezultatin. Ajo u thotë se analiza e ADN-së ka nxjerrë se Paloma nuk është mamaja e Paulinës, gjë që e trondit Palomën, por e gëzon pa masë Brunon dhe familjen e tij. Në këtë mënyrë, Paulina duhet të kthehet tek i ati.
Brunoja e merr vajzën për të shkuar në shtëpinë e tij, duke e lënë Palomën të shkatërruar. Nidoja përpiqet ta qetësojë, por Paloma i thotë se ai është fajtori i vërtetë i çdo gjëje që ka ndodhur, sepse në qoftë se atë natë nuk do të kishte qenë i dehur dhe nëse nuk do të ishin zënë, Paulina nuk do të kishte lindur në atë mënyrë që lindi.
Me t’u kthyer në shtëpi, Paulinën e pret një surprizë e këndshme…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)