Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dua të dizenjoj dhe të ndërtoj një shtëpi

 

– Përshëndetje redaksia! Kam ndërmend të ndërtoj një shtëpi, por meqenëse i kam mundësitë financiare, dua që ta bëj atë sa më të mirë. Jam në kërkim të personave të duhur që do të merren me dizenjimin dhe pastaj me ndërtimin e saj. A mund të më ndihmoni për këtë? Si duhet të veproj?

Seldi Shehu, arkitekt, ëëë.seldishehu.al. Adresa: Rruga e Kavajës pranë Kishës Katolike Tiranë. Cel. 0682060611, E-mail: info@seldishehu.al – Përshëndetje! Në radhë të parë ju këshilloj të mos merreni me shumë kompani, por të gjeni një të tillë, pasi është gati e pamundur që idetë që ne kemi për shtëpinë tonë të interpretohen si duhet nëse janë shumë persona në mes. Arkitekti është personi i parë që ju do të punësoni për projektin tuaj. Nëse është e nevojshme, ai do t’ju ndihmojë të zgjidhni dhe të punësojë nënkontraktoret, pra: ndërtues, inxhinierë, elekticistë, mobiliere etj. Një nga detyrat e tij më të rëndësishme është që të shërbejë si menaxher dhe të mbikëqyrë shumicën e aspekteve të ndërtimit, si dhe të lehtësojë komunikimin mes të gjithë kontraktorëve të tjerë.

Advertisement

Një model ndryshe që po bëhet mjaft popullor, është ai i quajtur “dizajn-ndërtues”. Në vend të ndarjes së detyrave midis arkitekteve dhe kompanive të veçanta të ndërtimit, ju mund të punësoni një firmë shërbimi të plotë, për të hartuar dhe për të ndërtuar të gjithë projektin tuaj, nga skica fillestare, deri në konstruksionin final. Firma merr përsipër përgjegjësitë e arkitektëve, punëtorëve dhe kompanitë e ndërtimit. Pra, të gjitha nën një çati! Këto firma shërbimi të plota përqendrohen në një proces të strukturuar, nga dizajni fillestar deri në ndërtimin fizik. Ato janë në gjendje të përshpejtojnë në mënyrë të konsiderueshme projektin dhe ndërtimin e tij. Përveç kësaj, ato punojnë për të minimizuar rreziqet, në mënyrë që projekti i tyre të ketë rezultat. Megjithatë, ju paraprakisht mund të kontaktoni me arkitektin ose me pojektuesin e brendshëm të firmës për t’ju ndihmuar të krijoni pamjen e saktë që dëshironi. Disa profesionistë të lidhur me firmën, plotësojnë punën e kësaj firme projektimi.

Buxheti është pa dyshim një faktor përcaktues në rezultatin e projektit tuaj. Për të qenë të sigurt që të qëndroni brenda mundësive tuaja, paraprakisht bëhet preventivi ku nxirren çmimet e atyre çka ju dëshironi. Këtë mundësi jua ofron e vetmja kompani dizajn-ndërtimi “Space Studio”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A përfitoj pension social?

Next Post

Njoftime nga Shqipëria

Advertisement