Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Diabeti i ka dëmtuar shikimin

 

– Ju pyes për babain tim, i cili është 60 vjeç dhe ka 5 vjet që është diagnostikuar me diabet. Vitet e para ka marrë mjekim me kokrra dhe 3 vite me mjekim me insulinë. Në përgjithësi, shifrat e sheqerit janë më mirë, por ai ankohet për rënie të shikimit. A ka lidhje ky shqetësim me diabetin dhe çfarë duhet bërë?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – Ju falënderoj për pyetjen tejet interesante dhe të sqaruar me detaje. Shqetësimet që paraqet babai juaj janë totalisht të lidhura me komplikacionet apo ndërlikimet afatgjata që jep sëmundja e diabetit te diabetikët. Kur thoni apo shprehni ankesën që ka rënie të pamjes, më duhet ta kuptoj që pamja nuk është si më parë, por nuk ka humbur fare. Ulja e pamjes te diabetikët mund të vijë nga shumë shkaqe dhe shkaku më i shpeshtë është vetë diabeti që nëpërmjet prekjes dhe dëmtimit që i bën retinës (murit të syrit) jep vështirësi dhe çrregullime të pamjes. Në gjuhën mjekësore, dëmtimet e syve quhen Retinopatia diabetike e cila ka të bëjë posaçërisht me shkallën e dëmeve që ka dhënë diabeti në retinë. Ky komplikacion i diabetit nuk është i rrallë, por fatkeqësisht, haset gjithnjë e më shpesh te diabetikët. Dëmtimi i retinës te diabetikët mund të përmblidhet në tre fraza: faza e hershme, kur kemi dëmtime minimale në nivel qelizor dhe të enëve të gjakut. Faza e dytë ose mesatare, kur kemi prekje të më shumë enëve të gjakut dhe mbaresave nervore, shoqëruar me hemorragji të brendshme të syrit dhe faza e tretë e më e rënda, është faza kur krahas ndryshimeve të dy fazave të mëparshme, kemi rëndim më të madh të dëmtimeve. Në këtë fazë, kemi vuajtje të retinës për oksigjen, enët e gjakut bëhen të dobëta, krijohen enë të reja gjaku të cilat gjithashtu janë vulnerabile ose lehtësisht të dëmtueshme.

Advertisement

– Mendoj që në rastin e babait tuaj duhet të jemi përballë këtij fakti, ku kemi prekje të syve në faza mesatare ose të avancuara. Sigurisht, ju duhet të bëni konsultë me një mjek të mirë oftalmolog i cili do të përcaktojë në detaje shkallën e dëmtimit, sipërfaqen e dëmtuar, gradën e rëndimit dhe më vonë mjekimin përkatës sipas gjendjes. Në shumicën e rasteve, diabetikët që manifestojnë gjendje të avancuar të dëmtimeve në sy, kërkojnë trajtim të veçantë me rreze lazer, me injeksione brenda në sy dhe ndërhyrje kirurgjikale. Përgjithësisht, këto dëmtime nuk mbyllen me një seancë të vetme, por kërkojnë ndjekje dinamike e cila mund të zgjasë me muaj, vite dhe dekada. Doja të shtoja gjithashtu se përveç këtyre dëmtimeve në retinë, diabetikët mund të kenë rënie të pamjes edhe për shkak të disa problemeve të tjera të syve siç mund të jenë infeksione, trauma apo perde të syrit. Ndaj ju duhet të kërkoni një vlerësim dhe zgjidhje profesionale pranë specialistit të syve, pa harruar që kurimi i mirë i dëmtimeve të syve mbetet ekuilibrimi i diabetit tani dhe gjatë gjithë jetës. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilat janë shenjat e mykozës vaginale?

Next Post

Askush nuk më tha se ishte autik!

Advertisement