Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dedikime motrave…

 

Ja, çfarë do të thotë të kesh një MOTËR. Jo të gjithë njerëzit mund të jenë shok/shoqe me ty. Jo të gjithë mund t’i kuptojnë budallallëqet e tua, ashtu si shoqeria jote. Jo çdokush mund të bëhet motër, vëlla, nënë dhe baba. Ajo tashmë është bërë, është mikja ime me e mire. Eshte mikja te cilen nuk mund ta gjesh aq lehte, nuk mund ta humbasesh dhe nuk mund ta harrosh aq lehte. Është ajo te cilen sa here kalon ndonjë çun i bukur unë ja shterngoj doren aq fort sa ajo edhe mund të bërtasi nga ai shtrengim. Është personi me te cilen kuptohemi me një shikim dhe më pas ja plasim të qeshures. Në momentet e veshtira ajo u gjend aty per mua. Me ndihmoi si një baba dhe me keshilloi si një nënë. Cdokush ka nje mike por nje mike të ‘’cmendur’’ askush nuk e ka. Unë e kam dhe jam aq e kenaqur nga kjo gjë. Është yll shprese, kur mendon se gjithçka është shuar. Ajo eshte mikja ime.. ‘’Motra ime’’. Era.

E dashur motra ime, faleminderit qe me ke qendruar pranë! Qe me ke duruar edhe kur te bertisja, acarohesha. E di cdo te thotë të kesh ty? Te te kesh ty do te thote te kesh boten ne dorë! Te luftosh per gjithcka sepse e di qe ke dikë qe kurre nuk te braktis. Të te kesh ty do te thote të mos ndihesh kurrë vetëm! Është nga ato dashurite qe i rezistojne largesisë. Të të kesh ty do te thote te kesh nje shpatull ku te qash dhe nje preher ku te gjesh qetesi. Ti je unike, je e mrekullueshme! Ti ke qene dhe je mami im e dyte sepse me ke keshilluar si nje vajze sesa si moter. Te falenderoj per cdo moment qe me ke kushtuar. Kur isha më e vogel gjithmone te fshihja gjerat, tani qe u rritem me pelqen qe flas me ty per gjithcka! Ti je e pazëvendesueshme. Te adhuroj per vajzen qe je, plot pasion guxim, shprese per rininë. Plot dashuri dhe shprese, ku njerëzit kenaqen vetem kur te shohin. Të dua motra ime. (L.)

Advertisement

E dashur motër! Ndihem shume krenare të të therras ty MOTER. Je ajo që më mbeshtete ne çdo rruge qe une zgjedh, je ajo me te cilen flas per çdo problem dhe gezim timin. Ti per mua je shume speciale, je ti ajo që më je gjendur gjithnjë pranë kur të tjerët nuk ishin aty. Je ti ajo që ke përjetuar çdo gjë me mua. Je ti ajo që më kupton gjithmonë edhe kur gaboj. Je gjendur aty çdo dite për të më dëgjuar e kuptuar. Ke bërë gjithçka për mua Motër. Je gjithçka për mua je arsyeja pse unë ekzistoj. Je engjëlli im që më mbron ngado që shkoj. Je jeta ime, je ylli im që do ta kem gjithmonë pranë. Më fal nëse ndonjëherë jam sjellë keq me ty. Më fal nëse ndonjëherë nuk të kam dëgjuar. Më fal nëse ndonjëherë të kam lënduar e të kam bërë të qash. Di vetëm diçka; Jam krenare për ty. Jam krenare për atë çka je ti, jam krenare që kam një motër të bukur e të dashur. Jam krenare që kam motren më zemërmirë në botë. Jam krenare për ty. Të dua pafundësisht o engjëlli im.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Dua të jem me ty...

Advertisement