Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cilat janë shenjat e mykozës vaginale?

 

– Jam një lexuese e rregullt e kësaj rubrike. Doja të dija, cilat janë shenjat e mykozës vaginale dhe si mund ta parandaloj? Vajzën time e kap shpesh myku, mos vallë e ka dhe nga pecetat që përdor kur është me menstruacione? Dua një informacion mbi këtë temë, ju lutem.

Dr. Elida Tepelena, obstetër-gjinekologe:Myku shkaktohet nga shumë faktorë, por një nga këta janë dhe pecetat që përdorin femrat kur janë me menstruacione. Prandaj në ditët e tyre duhet shumë kujdes dhe një higjienë shumë e madhe intime. Myku vaginal është inflamacion i vaginës i shoqëruar me kruarje dhe rrjedhje vaginale. Myku prek shumë femra dhe simptomat kryesore janë: kruarje dhe irritim i vaginës dhe i hyrjes vulvare, ndjesi djegieje sidomos gjatë urinimit dhe gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje vaginale dhe ndjeshmëri e madhe e indeve përreth. Rrjedhje vaginale, që mund të jetë e trashë e bardhë, me erë, ose dhe pa erë.

Advertisement

– Këto shenja që thamë më sipër, nëse nuk trajtohen që në fillim, mund të përkeqësohen gjer në skuqje të fortë dhe shtrirje, enjtje, kruarje që çon deri në plagë sipërfaësore, ndaj duhet trajtuar me mjekim të rekomanduar nga mjeku. Trajtimi i këtij varet nga infeksioni dhe grada e tij. Parandalimi bëhet duke mbajtur higjienë shumë të mirë, me shmangien e gjatë të antibiotikëve për sëmundje të ndryshme sepse edhe ata shkaktojnë myk, të vishen të brendshme pambuku dhe të lirshme, të ndërroni rrobat e brendshme të lagura, të mos përdorni shampo kimike sepse edhe këto shkaktojnë myk.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Teuta Tenolli: Një dedikim për ty

Next Post

Diabeti i ka dëmtuar shikimin

Advertisement