Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Krijimet tuaja...
7 pjesë të trupit që nuk duhet t’i prekni me duar
Nëna u grind me nusen e iku nga shtëpia

7 pjesë të trupit që nuk duhet t’i prekni me duar

Mendojeni trupin tuaj si një tempull. Ai ju është dhënë juve për ta përdorur, por ka disa vende të shenjta që duhen t’i prekni sa më rrallë me duar. “Studimet tregojnë se duart luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e baktereve”, thotë një specialist. “Edhe pasi i keni larë, duart dhe gishtat rindoten shpejt nga mjedisi rrethues”. Kjo gjë vlen më shumë nëse nuk i keni prerë thonjtë kohët e fundit ose nëse mbani shumë bizhuteri në duar. Studime të universitetit të Nebraskës kanë treguar se njerëzit që mbajnë unaza, ose ata që i mbajnë thonjtë mbi 2 mm të gjatë kanë më shumë mikrobe në duar. Ja cilat vende të trupit duhet të evitoni t’i prekni me duar.

 

  1. Kanali i veshit

Nuk duhet të futni gishtat, ose objekte të tjera në vesh. Kjo mund të çajë daullen e veshit. Nëse ndjeni kruarje të vazhdueshme në vesh, më mirë shkoni te një doktor ORL sesa të fusni lloj-lloj objektesh në vesh. Është ai që do të zbulojë ku qëndron problemi (grumbullim dylli, ekzemë lëkure, ose infeksion, si për shembull, otiti akut). Kështu, ai do të dijë t’ju japë trajtimin e duhur, higjienën dhe kujdesin që duhet të keni për veshin.

Advertisement

  1. Fytyra

Ju mund t’i përdorni duart për të larë fytyrën, ose për ta lyer me krem, por, përveç kësaj, duhet t’i mbani “putrat” larg saj. Kur ju i vini duart në një sipërfaqe me mikrobe dhe më pas i çoni në fytyrë, si ballë për shembull, kjo shton mundësitë për të pasur puçrra. Gishtat kanë edhe vajra që mund të mbyllin poret, thonë specialistët.

  1. Prapanica

Përveç fshirjes dhe larjes së prapanicës, nuk duhet ta prekni atë me dorë. Anusi përmban bakterie (ose vezë krimbash) që mund të jenë të dëmshme. Sigurisht, pasi e keni prekur atë me dorë, duhet t’i lani duart mirë e mirë.

  1. Sytë

Sytë mund t’i prekni vetëm nëse vini lente, ose hiqni ndonjë papastërti prej tyre. Kjo sepse duke i prekur, mund të futni mikrobe në sy. Këto të fundit mund të shkaktojnë që nga skuqjet e syrit e deri tek infeksionet më të frikshme. Ndiqni këtë rregull të thjeshtë “Mos prek dhe mos fërko”. Nëse ju keni kruarje, thatësi, ose bezdi kur vini lentet, flisni me një doktor sysh, që do të dijë të gjejë shkakun.

  1. Goja

Në një studim të kohëve të fundit, të kryer në Britaninë e Madhe, u zbulua se njerëzit i vinin gishtat brenda dhe rrotull gojës mesatarisht 23.6 herë në një orë, kur mërziteshin në punë, bile edhe 6.3 herë kur ishin të zënë me punë! Ky është një problem, në një tjetër studim të publikuar në Gazetën e Mikrobiologjisë së Aplikuar, një e treta, ose një e katërta e mikrobeve futej në trup nëpërmjet gishtave. Mbase ju duhet të përdorni biberonin e fëmijës suaj!

  1. Brenda hundës

Mjaft kërkuat brenda hundës për flori! Në një studim të vitit 2006, të bërë me pacientët që kishin probleme me veshët, hundët dhe fytin, publikuar në gazetën e Kontrollit të Infeksionit dhe Epidemiologjisë Hospitalore, u tha se, ata që kruanin hundën kishin 51% më shumë gjasa të fusnin bakterie Staphylococcus aureus në hundë, sesa ata që i mbanin duart larg hundëve.

  1. Lëkura e thoit

Shumë baktere, përfshi këtu edhe Staphylococcus, mund të jetojnë aty. Thonjtë duhet të jenë të shkurtër që të reduktohet mundësia për të pasur bakterie. Kështu, ata mund të pastrohen më kollaj me një larje të thjeshtë. Pastrimi i lëkurës poshtë thoit ka tendencë të krijojë trauma të vogla në qendër të saj, kështu që bakteriet dhe myku mund të shkaktojnë probleme të mëtejshme, si onycholysis, kur thoi shkëputet nga shtrati i tij.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Nëna u grind me nusen e iku nga shtëpia

Advertisement