Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 objekte të çmuara për të cilat “grinden” shtetet!

Një grup aktorësh dhe biznesmenësh indianë kanë vendosur të hedhin në gjyq Britaninë e Madhe, që pas 175 vjetësh, t’u rikthejë diamantin e çmuar Koh-i-Noor. Por, ka edhe të tjera objekte që janë bërë objekt diskutimi dhe grindjesh mes vendeve të ndryshme…

 

  1. Diamanti Koh-i-Noor

Diamanti 105 karatësh është kaq i çmuar, sa askush nuk ka mundur t’i vërë një çmim përfundimtar. Aktualisht ai zbukuron kurorën e mbretërve anglezë, i vendosur në mes të saj. Në gjuhën indiane ai ka kuptimin “mal drite”. Në fillim, diamanti u përkiste perandorëve Mogul të Indisë, në shekullin e 16-të, pastaj e morën iranianët dhe më pas, afganët. Më vonë ai ra në duart e siksëve dhe në fund, në ato të britanikëve. Tani, disa firma avokatie në Indi po ndërmarrin veprime ligjore për ta rikthyer gurin e çmuar në Indi. Kurora në foto i përket mbretëreshës Meri, gruas së mbretit Xhorxh i 5-të, në vitin 1919.

Advertisement

  1. Guri i Rozetës

Guri i Rozetës është një rrasë e madhe graniti, e vitit 196 p.e.s, që ka të shkruar një mbishkrim, i cili ka bërë të mundur të deshifrohen hieroglifet egjiptiane (një formë shkrimi i lashtë që përdor imazhet si alfabet). U zbulua nga një ushtar francez në vitin 1799 afër qytetit të Rashidit (Rozetës) në Egjipt. Britanikët e morën objektin pasi mundën francezët më 1801 dhe e çuan në Muzeun Britanik në Londër, një vit më vonë. Qeveria egjiptiane e ka kërkuar gurin edhe në të kaluarën, por deri tani kjo kërkesë nuk është plotësuar.

  1. Objektet e Rebelimit të Boksierëve

Në vitin 2013, Kina kërkoi t’i ktheheshin objektet e çmuara, të rrëmbyera nga ushtria britanike gjatë Rebelimit të Boksierëve, në shekullin e 19-të. Anglia ishte pjesë e një aleance me 8 vende, që mbytën Rebelimin e Boksierëve antiimperialistë, në fund të dinastisë Quin. Megjithatë, Britania ka refuzuar kategorikisht që t’ia rikthejë këto objekte Kinës.

  1. Figurinat kineze prej bronxi

Një kokë lepuri (djathas) dhe një kokë miu (majtas), prej bronxi, të cilat kanë qenë pjesë e një koleksioni privat të stilistit francez Yves Saint Laurent, janë parë të ekspozuara në Pallatin e Madh, në Paris. Pronari i një firme ankandi kineze ka protestuar për shitjen e relikeve të dinastisë Quin, duke bërë një ofertë fallco prej 18 milionë $, në mars 2009. Ndërkohë, Pekini ka protestuar për shitjen e këtyre kokave, duke deklaruar se ato janë plaçkitur nga një pallat perandorak jashtë Pekinit në shekullin e 19-të dhe duhet të rikthehen në vend.

  1. Mermeret e Elginit

Mermeret e Elginit janë disa skulptura të Greqisë së lashtë, të marra nga Akropoli në Greqi nga një aristokrat britanik, Tomas Brus, konti i 7-të i Elginit, ndërkohë që Athina ishte e pushtuar nga otomanët, në shekullin e 19-të. Greqia ka kërkuar prej disa dhjetëvjeçarëve kthimin e tyre nga Muzeu Britanik, por pa rezultat. Kryeministri anglez, David Kameron, e ka kundërshtuar kthimin e tyre, duke thënë se përbëjnë një pjesë vitale të objekteve të ekspozuara në muze.

  1. Objekte të çifutëve irakenë

Ushtria amerikane ka zbuluar disa objekte të lashta çifute kur po bastiste zyrat qëndrore të shërbimit sekret të Sadam Huseinit, të quajtura Mukhabarat, në vitin 2003. Këto objekte i përkisnin popullsisë së lashtë dhe të shpërndarë çifute të Irakut, ndër të cilat një bibël e vjetër çifute 400 vjeçare dhe tekste të tjera të shenjta. Që prej asaj kohe, objektet janë ekspozuar në muzetë amerikanë, megjithëse qeveria irakene ka kërkuar kthimin e tyre. Në figurë është një libër i vitit 1814 nga Livornoja, me figura të pikturuara me dorë, i zbuluar nga amerikanët.

  1. Busti i Nefertitit

Ky objekt është një bust 3400 vjeçar, prej guri gëlqeror dhe i pikturuar, i Nefertitit, gruas së faraonit egjiptian, Akhenaton. Ai është gjetur nga arkeologu gjerman Ludvig Borkhard dhe është një nga objektet më të kopjuara të Egjiptit të lashtë. Muzeu egjiptian i Berlinit e ka ekspozuar atë që prej vitit 1923 dhe autoritetet gjermane kanë refuzuar t’ia rikthejnë Egjiptit.

  1. Thesari i Priamit

Thesari i Priamit ishte një vend i fshehur me ar dhe objekte të tjera, zbuluar nga arkeologu gjerman, Hajnrih Shliman në Anatoli (në Turqinë aktuale), në mes të shekullit të 19-të. Ai mendoi se kishte zbuluar objektet e mbretit legjendar të Trojës, Priamit, të përshkruar nga Homeri tek “Iliada” dhe i çoi kontrabandë në Berlin, por Rusia i rrëmbeu ato pas bastisjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Në vitin 1996, këto objekte u ekspozuan në Muzeun Pushkin, duke ngjallur protestat e qeverisë gjermane, që i kërkoi ato, por pa rezultat.

  1. Statuja e Peshkatarit të Vjetër

Në vitin 2012, Turqia nisi një “luftë arti” me Gjermaninë për statujën “Gjoksi i një Peshkatari të vjetër”, që ndodhet në muzeun e Berlinit. Kjo statujë 2000 vjeçare, e ka origjinën nga Afrodisiazi, në Turqi dhe është blerë në ankand nga oficeri gjerman, Teodor Vigant, në vitin 1905. Gjermania mbron tezën se blerja është bërë në mënyrë ligjore dhe nuk pranon kthimin e saj.

  1. Kafka e Xheronimos

Xheronimo ishte një luftëtar indian apash që luftoi kundër Meksikës dhe Arizonës gjatë pushtimit prej tyre të tokave të fiseve apash. Në vitin 2009, prejardhësit e Xheronimos kanë hedhur në gjyq një shoqëri sekrete të universitetit të Jejlit, të quajtur “Skull and Bones” (Kafkë dhe kocka), sepse ata kanë gërmuar varrin e luftëtarit dhe kanë vjedhur kafkën e tij, në fillim të shekullit të 20-të. Pasardhësit e Xheronimos kanë kërkuar t’u kthehet kafka, por universiteti i Jejlit ka mohuar çdo lloj komenti.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Xhesika Polo: Vlerësohen më shumë paradat vulgare,sesa ne, artistët e vërtetë!

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement