VIP-a të shenjës së Gaforres (21 qershor-22 korrik)
Princesha Diana, 1 korrik, 1961: Gaforret janë me humor të ndryshueshëm, ndërkohë që rrallë hapen për të treguar mendimet e tyre.
Benedikt Kamberbaç, 19 korrik, 1976: Një Gaforre mund të mendojë dhe veprojë me spontanitet dhe të mbështetet tek intuita, për të marrë vendime.
Lionel Mesi, 24 qershor, 1987: Gaforret janë shumë profesionalë dhe dinë ta “drejtojnë lojën”.
Ernest Heminguej, 21 korrik, 1899: Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë të dhembshur dhe sentimentalë.
Jul Çezari, 12 korrik 100 e.s.: Gaforret kanë tru krijues dhe e adhurojnë letërsinë.
Princi Uilliam, 21 qershor 1982: Burrat Gaforre janë shumë të përqendruar te familja.
Selena Gomez, 22 korrik 1992: Gratë Gaforre janë shumë kërkuese përsa i përket hapësirës së tyre personale, gjërave, lidhjes dhe njerëzve që duan.
Malala Jusafai, 12 korrik 1997: Dihet se ata i dhurojnë botës dashuri, mirëdashje dhe mirësi.
VIP-a të shenjës së Luanit (23 korrik-22 gusht)
Barak Obama, 4 gusht 1961: Një njeri që lind në këtë shenjë ka aftësi të lindura drejtimi.
J.K. Rouling, 31 korrik, 1965: Luanët janë ndër njerëzit më ambiciozë të zodiakut.
Roxher Federer, 8 gusht 1981: Ata e shohin gotën gjithmonë gjysmë plot dhe nuk zhgënjehen lehtë nga vështirësitë.
Fidel Kastro, 13 gusht 1926: Një burrë Luan është gjithmonë i drejtpërdrejtë.
Xhenifer Lorens, 15 gusht 1990: Një grua Luan ka shumë cilësi, si gjallëri, mendje krijuese, elegancë dhe ndjeshmëri.
Zhakëlinë Kenedi Onasis, 28 korrik 1929: Luanët njihen për vendimet e tyre të guximshme dhe përshkruhen si nga një nga shenjat më sypatrembura të zodiakut.
Uitnei Hjuston, 9 gusht, 1963: Një grua Luan është e pavarur dhe ka një personalitet që të magnetizon.
VIP-a të shenjës së Virgjëresës (23 gusht-22 shtator)
Nënë Tereza, 26 gusht 1910: Virgjëreshave u pëlqen të ndihmojnë të tjerët dhe kjo përbën natyrën e tyre të dytë.
Jaser Arafat, 24 gusht, 1929: Ata janë besnikë dhe shpesh u besohen vende me përgjegjësi.
Pol Uoker, 12 shtator 1973: Burrat Virgjëreshë njihen si njerëz me këmbë në tokë.
Bionse Noules, 4 shtator 1981: Gratë Virgjëresha kombinojnë trurin praktik, modestinë dhe natyrën e dashur.
Agata Kristi, 15 shtator 1890: Virgjëreshat zotërojnë mendjemprehtësi dhe aftësi vrojtuese.
Princi Harri, 15 shtator 1984: Ata gjithmonë kërkojnë të shtojnë njohuritë e tyre për gjëra e reja që kanë rreth e rrotull.
Kobi Brajan, 23 gusht 1978: Virgjëreshat janë të vështirë për t’u disiplinuar.
Majkëll Xhekson, 29 gusht 1958: Së jashtmi mund të duken të qetë dhe që e kanë veten nën kontroll, por nga brenda truri u zien si vullkan që analizon me kujdes dhe organizon gjërat rreth e rrotull.