Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test Çfarë dini për kancerin e gjoksit?

 

Meqë tetori është muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjoksit, provoni edhe ju se sa dini për këtë sëmundje dhe njëkohësisht, shtoni njohuritë tuaja për të…

 

Advertisement

  1. Produktet antidjersë mund të shkaktojnë kancerin e gjoksit.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Shumica e gjëndrave në gjoks nuk janë kancer.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Në shekullin e 14-të, kanceri i gjoksit njihej si sëmundja e:
  2. Murgeshave
  3. Grave të veja
  4. Nimfave

 

  1. Duhet të shqetësohesh për kancerin vetëm nëse e ke të trashëguar në familje.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Cili është faktori kryesor i rrezikut për kancerin e gjoksit?
  2. Mosha
  3. Të qenit grua
  4. Terapia me hormone

 

  1. Cila është mënyra më e mirë për ta zbuluar herët kancerin në gjoks?
  2. Vetëkontrolli i gjoksit
  3. Ekografia
  4. Mamografia

 

  1. Në mëngjesin e ditës që do të bëni mamografi, ju nuk duhet:
  2. Të hani
  3. Të përdorni deodorant
  4. Të laheni

 

  1. Kur është më mirë për ju të bëni mamografinë?
  2. Pasi ka mbaruar cikli
  3. Gjatë ciklit
  4. Para ciklit

 

  1. Çfarë ngjyre kishte më parë kordelja kundër kancerit të gjoksit?
  2. Pjeshkë
  3. Lavandë
  4. Rozë

 

  1. Çfarë mund të bëni për të ulur rrezikun nga kanceri?
  2. Ushtrime fizike
  3. Të kontrolloni stresin
  4. Asgjë

 

  1. Cilat nga shenjat e mëposhtme nuk janë të kancerit të gjoksit?
  2. Dhimbjet në gjoks
  3. Enjtjet në sqetull
  4. Ndryshimi i madhësisë së gjoksit

 

  1. Cila nga shenjat e mëposhtme i përket kancerit inflamator të gjoksit:
  2. Gjëndra në gjoks
  3. Ndryshimet në lëkurë
  4. Ndryshimet në thitha

 

Përgjigjet

 

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ju mund të keni dëgjuar se substancat kimike që gjenden në produktet antijdersë futen në trup nëpërmjet prerjeve të vogla të briskut (gjatë depilimit) dhe shkaktojnë kancer të gjoksit. Megjithatë, mund të rrini të qetë, ekspertët thonë se nuk ka asnjë provë për këtë.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Mos u trembni nëse gjeni një gjëndër në gjoks. Shumica e tyre (80%) nuk janë kancer. Shumica e grave kanë gjëndra të shkaktuara nga qeska të mbushura me lëng, të quajtura ciste, ose inde të çara. Një gjëndër që është e fortë, nuk të dhemb dhe ka anë jo të rregullta, ka gjasa të jetë kancer. Shenja të tjera janë enjtja e gjoksit, vrima, thitha që të dhembin ose rrjedhin, etj. Shkoni te doktori në çdo rast që vini re diçka ndryshe në gjirin tuaj.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Gratë që bëjnë shumë fëmijë, ose mbeten shtatzënë në një moshë të re, rrezikohen më pak. Mbase arsyeja është se shtatzanitë reduktojnë numrin total të menstruacioneve. Shkencëtarët mendojnë se ekspozimi më i madh ndaj hormoneve të ciklit mund të shtojë rrezikun për kancerin e gjoksit. Në shekullin e 14-të, kanceri i gjoksit ishte kaq i përhapur te murgeshat, të cilat nuk kishin fëmijë, sa u njoh me emrin sëmundje e murgeshave.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Çdo njeri që ka inde gjoksi mund të sëmuret nga kanceri, edhe burrat, por ka disa faktorë që i shtojnë gjasat. Për shembull, nëse në familjen tuaj, nga ana e nënës dhe e babait ka pasur të sëmurë me këtë sëmundje, atëherë ju rrezikoheni më shumë. Shumica e grave kanë disa faktorë rreziku, por shumë prej tyre nuk sëmuren nga kjo sëmundje.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Një në tetë gra në SHBA do të sëmuren nga kjo sëmundje në një moment të jetës së tyre. Kanceri i gjoksit haset 100 herë më shumë te gratë sesa te burrat, megjithëse burrat nuk janë të përjashtuar nga ky rrezik. Mosha është një faktor tjetër. Dy në tre gra me kancer invaziv (që zhvillohet shpejt) të gjoksit janë të moshës 55 vjeçare ose më shumë.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Bërja rregullisht e mamografive ul mundësitë e vdekjes nga sëmundja. Ky test është një grafi e gjoksit me rreze X. Ai mund ta zbulojë kancerin para se ju ta ndjeni ose të keni simptoma. Shoqata Amerikane e Kancerit i këshillon gratë të bëjnë një të tillë në vit pas moshës 40 vjeçare. Megjithëse është pak i bezdisshëm, ai nuk është i dëmshëm. Sasia e rrezatimit të përdorur është shumë e ulët.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Disa deodorantë ose produkte antidjersë kanë përbërës si alumini, që shfaqen në imazhet me rrezet X, si pika të bardha.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Për të evituar sa më shumë bezdinë e mamografisë, është mirë që gjoksi të mos jetë i fryrë dhe i butë, pra, më mirë bëjeni një javë pasi ka mbaruar cikli.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Në ditët tona, vështirë të mos dallosh ngjyrën rozë të kordeles që është ngjyra zyrtare e luftës kundër kancerit të gjoksit. Megjithatë, kordelja e parë, e dizenjuar nga një grua që kishte mbijetuar ndaj këtij kanceri, ishte ngjyrë pjeshke. Sharlotë Hailei u vinte kordele me këtë ngjyrë kartave që shpërndante nëpër supermarkete. Ajo u kërkonte njerëzve t’i mbanin ato në xhaketë për të tërhequr vëmendjen mbi nevojën e kërkimeve për parandalimin e kancerit të gjoksit.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Një arsye tjetër për t’u ngritur nga divani: Ecja, noti, pedalimi i biçikletës dhe sporte të tjera të ushtruara rregullisht, duket se e ulin rrezikun me 10-20%. Gratë që janë futur në menopauzë duket se përfitojnë më shumë nga të qenit aktive, por Shoqata Amerikane e Kancerit thotë se 150 minuta ushtrime të moderuara në javë janë të mira për të gjithë.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Dhimbja në gjoks nuk është simptomë e kancerit, ndërsa enjtja në sqetull, ndryshimi i madhësisë dhe i formës së gjoksit, si edhe ndryshimi dhe rrjedhja e thithave, po.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ky lloj i rrallë kanceri në gjoks, që përhapet shpejt, rrallë shkakton gjëndra. Në vend të tyre, lëkura e gjoksit trashet, skuqet dhe bëhet me vrima, si lëkurë portokalleje. Gjithashtu, mund ta ndjesh të ngrohtë, ose të butë këtë zonë, ose të kesh puçrra të vogla, që ngjajnë si urtikarie.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Devis Muka: Ka momente kur nuk jam i çmendur...

Next Post

10 shenja të pagabueshme që tregojnë depresion

Advertisement