Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si do të më llogaritet pensioni në dy shtete?

 

– Jam një emigrante me banim në Bergamo të Italisë, e datëlindjes 12.04.1958. Në Itali kam punuar në një fabrikë prodhimi detergjentësh dhe kam 14 vite me kontribute. Në Shqipëri kam një vjetërsi rreth 17 vite, por këtë vjetërsi e kam deri në vitin 1992 dhe nuk kam pagat për llogaritjen e pensionit. Në rast se keni mundësi për të më sqaruar, kur mund të dal në pension në Itali dhe sa vite duhen? A bashkohen vitet e punës me sigurime që kam në të dy shtetet? Po në Shqipëri, me ligjin e ri, kur dal në pension dhe sa vite duhen?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë:E nderuar letërshkruese, me legjislacionin ekzistues, duke marrë parasysh shtesën e moshës për daljen në pension sipas reformës Monti, në Itali duhet të plotësoni kushtet për pension, mbasi të keni plotësuar moshën 67 vjeç dhe si kusht i dytë, të keni një vjetërsi kontributive prej 20 vitesh. Në rast se jeni regjistruar dhe keni paguar kontribute mbas datës 01.01.1996, ju lind e drejta për pension edhe me vjetërsinë që keni, por mbasi të keni plotësuar moshën 70 vjeç. Ende nuk ka një marrëveshje për bashkimin e vjetërsisë kontributive ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Le të shpresojmë se deri kur të plotësoni moshën për pension, të jetë nënshkruar një marrëveshje e shumëpritur nga shumë emigrantë. Në kushtet aktuale, secili nga të dy shtetet do të veprojë sipas legjislacionit të tij.

Advertisement

– Përsa i përket pensionit në Shqipëri, bazuar në Nenin 16 të ligjit të 104/2014 (që ndryshon nenin 31 të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993, të ndryshuar), personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji. Por, kushti i dytë për përfitimin e pensionit është edhe mosha. Bazuar në ligjin 104/2014, neni 43 (i cili ndryshon nenin 92 të ligjit 7703 datë 11.05.1993, të ndryshuar), duke filluar nga viti 2015, për çdo vit, mosha për pension rritet për 2 muaj, ndërsa vjetërsia në punë, me 4 muaj. Pra, ju do të plotësoni moshën për pension më 14.12.2018. Për të përfituar pension të plotë, vjetërsia në punë do të jetë 36 vite e 4 muaj. Llogaritja për pensionin shqiptar do të bëhet në bazë të pagave referuese të miratuara me Vendime të Këshillit të Ministrave, kështu që shqetësimi që keni për pagat nuk përbën ndonjë problem. Sapo të plotësoni moshën për pension, jeni e mirëpritur të paraqiteni pranë zyrave tona, për të bërë të gjitha procedurat për përfitimin e pensionit. Ju falënderoj për besimin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më ka ikur nga shtëpia gruaja bashkë me fëmijën

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement