– Doktoreshë Valdete, jam një vajzë 20 vjeçe. Përveçse kam dhimbje në gjoks e shtrëngim, kam edhe probleme me jashtëqitjen, gjë që më duket sikur më jep marrje mendsh dhe lodhje. Kam vënë re që kur ha bukë, pas disa minutash, kam shtrëngime në bark. A mund të më thoni se çfarë po ndodh me mua? Me shumë respekt, ju përshëndes.
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – E dashur 20 vjeçare, për problemet që na përshkruani, ju duhet të bëni patjetër një analizë gjaku komplet dhe bilanc. Më pas bëni një vizitë te kardiologu për të përjashtuar ndonjë sëmundje kardiake ose më saktë, një diagnozë diferenciale mes një sëmundjeje dhe ndonjë problemi nervor. Gjithashtu, duhet të bëni edhe një gastroskopi për të parë stomakun. Pasi të bëni këto, do të arrihet në një konkluzion se çfarë jua shkakton këto shqetësime. Në bazë të tyre do të merrni mjekimin e duhur, gjithmonë nëse keni nevojë. Ama, ndërkohë, duhet të keni kujdes në të ushqyer, të hani ngadalë dhe të mos konsumoni ushqime që ju vrasin stomakun, gjersa të nxirrni një konkluzion se çfarë jua shkakton këto probleme që paraqisni.