– Doktor Evi, ju lutem a mund të më thoni si ta quaj këtë fenomen? E dashura ime nuk mund të rrijë as 12 orë pa bërë marrëdhënie seksuale, ndryshe çmendet. Si ta quaj këtë gjë?
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Akti seksual është një kompleks i gjerë fiziologjik, në terren hormonal të caktuar. Sidoqoftë, dëshira për marrëdhënie seksuale është individuale dhe të kesh marrëdhënie 2 herë në ditë, çdo 12 orë, nuk është gjë e keqe, biles mund të them se e fejuara jote dhe ti keni një pasuri. Vlerësoje këtë pasuri dhe ruaje. Pasuroje më tej atë. Për ndonjë gjë tjetër, mund të vini të konsultoheni.