Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dj Edmond : Të jetosh si një DJ…

received_10206999730143113 Edmond Prenga ose siç e njohin, DJ Edmondi, edhe pse i ri në moshë, është një nga ata DJ që kanë performuar nëpër shumë evente të muzikës shqiptare. Ai e ka pasion muzikën dhe nuk pendohet që ka zgjedhur të bëhet DJ, edhe pse në disa raste, kjo punë është e vështirë. Se pse, na e thotë vetë ai

– Edmond, të bëheshe Dj, ka qenë një dëshirë e jotja që në fëmijëri apo lindi me kalimin e viteve?

– Po, që në fëmijëri e kam pasur pasion muzikën. Nuk e kam menduar që do arrija ndonjëherë deri këtu ku jam sot, por edhe ëndrrat realizohen.

Advertisement

– Me cilin nga personazhet publike ke performuar nëpër evente?

– Janë shumë për t’i përmendur sepse unë bëj edhe menaxhimin e disave prej tyre, por disa nga ata me të cilët kam performuar janë: Nora Istrefi, Çiljeta Xhilaga, Dafi Derti, Rati, Çartani, Altin Sulku, Mirjeta Mema, Altin Shira, Perlat Sheqeri, Arif Dushaj, Nexhip Dida, Denisa Gjezo, Elizabeta Marku, Ylli Baka e shumë të tjerë.

– Je penduar ndonjëherë që ke zgjedhur këtë profesion?

– Jo, asnjëherë, përkundrazi, nëse ka diçka të rëndësishme në jetën time, kjo është muzika!

– Ju DJ,  natën rrini zgjuar dhe flini ditën, kjo është mënyra juaj e të punuarit. A të pengon kjo mënyrë jetese?

– Është shumë e vërtetë. Nuk është se unë e kam pengesë punën natën, por e gjithë dita të shkon në gjumë e atë pak kohë që kam në dispozicion, ia kushtoj familjes. Të them të vërtetën, për shoqërinë më ngelet pak fare kohë, për të mos thënë hiç.

– Cila është muzika që preferohet më shumë në këtë periudhë në klubet shqiptare?

– Nëpër klubet shqiptare po preferohet shumë muzika hip-hop, pa përjashtuar edhe house dhe komerciale.

– Ndodh që një klient të bëhet i bezdisshëm?

– Fatkeqësisht, ka edhe të tillë dhe kjo ndodh kur më kërkojnë shpesh të përsëris këngën e tyre të preferuar. Kështu është krijuar sistemi në Shqipëri, në disa raste, DJ-të skanë vendin e tyre të posaçëm.

– Çfarë kanë më pak klubet shqiptare, krahasuar me ato evropiane?

– Të themi të drejtën, kanë disa gjëra mangut, por me kalimin e kohës do ti rikuperojnë; s’është se janë shumë mbrapa nga ato të Evropës.

– Po klientët shqiptarë, çfarë kanë ndryshe?

– Gjysma e shqiptarëve vijnë për foto, jo se e ndiejnë muzikën.

– Për ç’arsye do ta refuzoje një ofertë?

– Arsyet janë të ndryshme, por paga është e para sepse nuk ka një pagesë fikse.

– A ka momente kur muzika të lodh vërtetë?

– Jo, unë këtë punë e bëj me pasion, është si ushqim për mua.

– Profesioni juaj është fitimprurës. Për çfarë i shpenzon një DJ, paratë që fiton?

– Unë për vete, 70% të fitimeve i investoj për punën që bëj.

– A mund të bëhet kushdo DJ apo ka disa kritere për tu bërë I tillë?

– Me sakrificë dhe vullnet arrin gjithmonë atë që do, por jo çdokush mund të bëhet DJ.

– Shumë personazhe publikë, frekuentues të rregullt te klubeve, kanë hapur klube të tyret. Pse mendon se ndodh kjo gjë?

– Shumica e atyre e bëjnë këtë sepse kanë arritur në kulmin e famës dhe nuk dinë çtë bëjnë tjetër. (Buzëqesh)

– Nuk besoj se ti ke një plan të tillë…

– Jo, unë kam një plan investimi shumë të madh për një studio ku të bëj produksionet e mia dhe regjistrimin e këngëve të disa këngëtarëve që menaxhoj.

– Nëse ndonjë natë nuk punon, me çfarë merresh?

– Prapë në punë! Mbyllem në shtëpi dhe punoj me këngët e reja se si t’i shfaq në publik.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Duaje jetën” Paloma i tregon Paulinës se Brunoja nuk është i ati

Next Post

Mos është myk këmbësh?

Advertisement