j

Përbërësit për 4 persona

– 300 gramë ton konservë (në ujë)

– 100 gramë ullinj jeshilë të prerë në feta

– 100 gramë djathë kaçkavall i grirë

– 100 gramë miell

– 1 paketë maja e thatë

– 3 vezë

– 10 cl qumësht

– 10 cl vaj ulliri

– pak gjalpë dhe miell për të lyer formën

 

Përgatitja

Përziejmë miellin me majanë në një tas. Hapim një gropë në mes dhe hedhim aty vezët e rrahura pak, qumështin dhe vajin. Shtojmë tonin e thërrmuar, ullinjtë dhe djathin. E hedhim brumin e përftuar në një formë buke të lyer paraprakisht me gjalpë dhe pak miell, që të mos ngjisë buka. E pjekim në furrë në 180 gradë celsius.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here