Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Shpjegimi i endrrave tuaja...
11 gjëra që nuk duhet t’i bësh nëse fle në një shtrat me dikë
Tradhtoj pas krahëve të gruas e të shokut

11 gjëra që nuk duhet t’i bësh nëse fle në një shtrat me dikë

 

 

  1. Mos u bëni hajdut mbulesash

Të gjithëve na ka ndodhur të vjedhim natën mbulesat e krevatit në mënyrë të pavullnetshme. Megjithatë, nëse e kuptoni diçka të tillë, kthejani ato përsëri partnerit/es. Është diçka e këndshme ta mbulosh tjetrin me mbulesat që ia ke vjedhur ndërkohë që ai fle gjumë, si të kërkosh falje jo me fjalë, por me vepra.

Advertisement

  1. Mos gërhitni si traktor i prishur

E dimë se kjo gjë është e pavullnetshme, por nuk ka gjë më të keqe sesa të mos të të zërë gjumi nga e gërhitura e tjetrit. Flisni me ndonjë doktor se si mund ta zgjidhni këtë problem dhe të evitoni grindjet në mes të natës për diçka të parëndësishme (por që përbën problem). Mund edhe të vini nga ato ngjitëset speciale në hundë (Breathe Right), ose thuajini partnerit/es t’ju tundë kur filloni të gërhisni.

  1. Flini larg tjetrit nëse jargaviteni natën

Askush nuk do të ngrihet nga gjumi natën dhe të shohë pranë jastëkut një pellg me pështymë. Nëse jeni nga këta njerëz, atëherë mos kërkoni të flini sa më afër partnerit, por largojuni sa të mundni.

  1. Mos i hapni duart e këmbët si yll deti kur tjetri shkon në banjo

Mos e tregoni veten egoist në kulm duke pushtuar anën tjetër të krevatit, me, ose pa qëllim. Kini parasysh se tjetri e dallon edhe kur e pushtoni krevatin dalëngadalë.

  1. Ikni nga dhoma nëse nuk flini dot

Nuk ka gjë më të keqe sesa të flesh pranë dikujt që nuk e zë gjumi. Nga njëra anë tjetrit i vjen keq që rrotulloheni në shtrat, por nga ana tjetër, ai/ajo duhet të zgjohet nesër në orën 7 të mëngjesit për të vajtur në punë, kështu që nuk jua ka ngenë.

  1. Mos e nxehni ose ftohni njëri-tjetrin

Nuk keni pse vuani, nëse njëri nga ju ka gjithmonë vapë dhe tjetri ftohtë. Nëse ai ka gjithmonë vapë, le të veshë më pak rroba në shtrat dhe ju vishni pizhama më të trasha, ose anasjelltas. Ose thjesht flini me mbulesa të veçanta; kështu do të jeni më rehat.

  1. Përpiquni të mos lëshoni gazra

Të gjithë e kanë bërë nganjëherë diçka të tillë, por është mirë që, nëse jeni zgjuar, të shkoni në tualet. Mos gënjeni duke u mbuluar kokë e kokë “për të mos e lënë erën të dalë jashtë”.

  1. Lajini çarçafët

Duhet t’i lani çarçafët të paktën çdo dy javë, sidomos nëse bëni seks rregullisht në shtrat dhe djersiteni natën. Nëse nuk e bëni për vete, bëjeni për tjetrin që meriton diçka më të mirë sesa të flejë në një krevat të papastër.

  1. Nëse keni bërë një pellg me djersë në shtrat, atëherë flini vetë mbi të

Nëse jeni djersitur aq shumë (nga seksi, apo vapa), sa keni krijuar një pellg uji në anën tuaj të shtratit, atëherë më mirë flini vetë mbi të, duke e mbuluar si një peshqir prej… njeriu!

  1. Shkundi çarçafët

Ka njerëz që hanë në shtrat, ose pinë duhan, por është mirë të shkundni dhe pastroni shtratin para se të vijë personi tjetër. Nëse juve nuk ju bën përshtypje, bëjeni për tjetrin që nuk ka pse fle mbi pisllëqet që keni krijuar ju.

  1. Mos u mërzisni nëse tjetrit nuk i pëlqen të flejë përqafuar me ju

Disave nuk u pëlqen të flenë përqafuar natën, por kjo nuk do të thotë se nuk duan të flenë afër jush. Arsyeja e thjeshtë është se duan t’i kenë duart dhe këmbët e lira dhe jo të mpira e me mizërima në mëngjes.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Tradhtoj pas krahëve të gruas e të shokut

Advertisement