Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vrojtohet krijesa më e rrallë detare e botës

 

Një nga krijesat më të rralla detare të botës është vënë re për herë të tretë në histori në brigjet e Papua Guinesë së Re nga një biolog amerikan. Piter Uardi, profesor biologjie i Universitetit të Uashingtonit, e ka parë për herë të parë allonautilus scrobiculatus-in në vitin 1984. Krijesat, që mendohet se u kanë mbijetuar dy epokave të akullnajave dhe dinozaurëve të lashtë, janë parë vetëm nga dy njerëz në botë, duke i bërë ata, banorët më misteriozë dhe të panjohur të planetit tonë. Specia e nautiliusit, kushërinj të largët të oktapodit dhe sepjeve, është pagëzuar me emrin “fosile e gjallë” e ujërave oqeanike, për shkak të guackës së tyre të veçantë që është vrojtuar te fosilet e vjetra 500 milionë vjeçare. Profesori Uard ka shkuar në Papua Guinenë e Re në korrik të këtij viti për të studiuar nautiliusin, duke përdorur një “karrem në një shkop” për të joshur krijesat që t’i afroheshin kamerës, në thellësinë 500-1300 metra thellë në det.

Këto krijesa kanë nevojë për një ekuilibër delikat që të mbijetojnë. Ato nuk rrojnë dot në ujëra shumë të ngrohta, as në thellësi mbi 2500 metra. Për këtë arsye, biologët mendojnë se numri i tyre afër një ishulli apo barrierës koralore do të ndryshojë në mënyrë dramatike. Por kafshët rrezikohen nga zhdukja dhe nga peshkimi ilegal. “Peshkimi i nautiliusit mund të shkaktojë zhdukjen e tij”, ka shkruar Uardi në gazetë. Biologu dëshiron të vazhdojnë kërkimet për krijesën: “Kjo mund të jetë kafsha më e rrallë në botë. Në duhet të mësojmë nëse allonautilusi gjendet në ndonjë vend tjetër dhe nuk mund ta mësojmë këtë pa bërë kërkime”.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pishina e varur 10 kate mbi tokë

Next Post

Rosto derri me kumbulla të thata dhe pure qepësh

Advertisement