Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Valdet Lika: Kam dhene shpirtin ne muzike

Muzika popullore është tabani i muzikës shqiptare dhe si e tillë lëvrohet shumë nga artistët shqiptarë. Valdet Lika, është muzikant por nuk këndon, ai me talenti krijon dhe orkestron muzikë për këngëtarët, ku dora e tij ndihet në çdo melodi dhe notë që ata përcjellin tek publiku. Ai është shumë i apasionuar pas instrumentit që përfaqësohet, organos edhe pse ka studiuar për fizarmonikë. Është njohut me muzikën që në bankat e shkollës dhe nuk është ndarë më. Sot ai është një ndër instrumentistët më të kërkuar dhe më të pëlqyer, falë punës dhe vullnetit të tij!

 

Fabjola Kuburi:- Valdet, përshëndetje dhe mirëserdhe në faqet e gazetës tonë!

Advertisement

Valdet Lika:- Përshëndetje edhe juve!

– Valdet, na bëj një prezantim kronologjik të njohjes tënde me muzikën në përgjithësi dhe me atë popullore në veçanti, ku po punon edhe aktualisht?

– Njohja ime me muzikën ka qenë shumë e hershme sepse unë jam marrë me muzikë që në bankat e shkollës, kam qenë në klasën e pestë, diku dymbëdhjetë ose trembëdhjetë vjeç, kur kam marrë pjesë në aktivitet që organizoheshin në shkollë, tek pjesa artisike kam qenë gjithmonë prezent. Kam luajtur fizarmonikë dhe në klasë të tetë, mbaj mend që kur mungonte mësuesi, jepja unë mësim, aq e doja fizarmonikën dhe aq shumë studioja. Në klasë të 5 hyra në kurs privat dhe më pas konkurova në Lice për fizarmonikë dhe fitova. Pas liceut i hyra muzikës popullore, sepse atje isha përqëndruar vetëm tek muzika klasike. Bleva një organo preofesionale dhe pas kësaj fillova të merresha me evente dhe gëzime familjare duke u angazhuar më shumë tek muzika popullore.

– E mban mend kur je prezantuar për herë të parë në skenë? Si u ndjeve?

–  Po, kam qenë në një aktivitet shkollor kur kam qenë në klasë të tetë. Emocionet kanë qenë të jashtëzakonshme por edhe të paharrueshme.

– Çfarë vendi zë muzika në jetën tënde?

Merrem vetem me muzikë, kështu që është primare dhe zë një vend shumë të rëndësishëm tek unë.

– Sa i lidhur je me instrumentin që përfaqesohesh, organon? Pse pikërisht ky instrument dhe jo një tjetër?

– Unë e thashë që kam studiuar që në bankat e shkollës në fillim në fillim fizarmonika, sekondare pianon. E kam pasion organon dhe e bëj më qejf muzikën më të. Si gjithçka tjetër që bëhet me pasion, del e bukur ashtu edhe ky pasion im për organon, jep rezultatin e duhur.

– Muzika, eshtë pasion apo profesion për ty?

– Muzika për mua ka qenë gjithmonë një pasion që ka dalë nga shpirti dhe e kam parë më shumë me syrin e kënaqësisë shpirtërore sesa me syrin e materializmit që fitohet prej saj. Ka qenë pasion dhe është kthyer në profesion me kalimin e viteve.

– A shikon edhe anën financiare në punën që bën , të bësh muzikë live?

Para është stimul dhe si e tillë të stimulon të bësh atë që bën akoma më mirë. Nëse vlerësohesh je edhe më i gatshëm të punosh më shumë, të krijosh më shumë dhe të bësh gjëra me nivel. Gërshetimi i anës shpirtërore në muzikë me anën finaciare është një shtysë për të ecur përpara.

-Kush i ka thënë Valdetit, që di të bëjë vërtet muzikë?

– Ka qenë babai im, i cili ka qenë muzikant dhe bënte muzikë për dëshirën tonë, të familjarëve dhe miqve e shokëve, edhe ai luante në fizarmonikë. Duke pasur atë si shembull fillova edhe unë të merresha me të dhe një ditë, im atë më kishtë dëgjuar teksa luaja në fizarmonikë dhe duke tundur kokën në shenjë pohimi më tha që të vazhdoja të praktikohesha sepse vërtet kisha vesh muzike dhe se kisha premisa për të arritur shumë lart. Realisht, fjala e tij doli dhe ja ku jam sot.(Buzëqesh)

– Me cilën nga punët e tua, pjese qe ke orkestruar apo realizuar, ndihesh më i lidhur?

– Kam dhënë shumë shpirt, vullnet dhe punë tek kënga që kam orkestruar për këngëtarët Anjeza Ndoj dhe Novi Prendi, “Më e mira vajzë pukjane”, këngë që është mirëpritur nga publiku dhe për këtë ndihem i vlerësuar.

– Na trego pak për projektin tënd të fundit, çfarë do sjellësh të re për publikun?

– Jam në përgatitje e sipër të një kolazhi për këngëtaren Elisabeta Marku e cila shumë shpejt do ta përfundojë si realizim dhe do ta sjellë si prurje në muzikë dhe uroj të pëlqehet.

– Me kë bashkëpunon më shumë për të realizuar punën tënde?

– Përzgjedh emra që janë të suksesshëm me punë dhe që vërtet punojnë. Një ndër këta emra është edhe Vani Rushiti, i cili është një emër i njohur në muzikë por edhe një emër që njihet për punën e mirë që bën.

– Cilat janë shtyllat e tua mbështetëse?

– Familja ime në fillim, puna që bëj, përkushtimi dhe vullneti.

– A ka ende muzikante profesionistë, duke qenë se tashmë gjithçka eshte materializuar?

– Kanë mbetur shumë pak ,mund të numërohen me gishtat e duarve, por që është gjë e mirë që ka ende.

-Të karakterizojnë ndryshimet apo rrjedhë e njëjtë, si në jetë ashtu edhe në profesion?

– Jam njeri që më karaketrizon dëshira për t’i bërë gjërat me rregull dhe nuk jam shumë tek ndryshimet drastike, pastaj ndryshimet e përditshme dhe të natyrshme janë më se normale dhe të pranueshme.

– Sa i lidhur je me rrjetet sociale?

– Jam, tashmë ato janë bërë pjesë e jona dhe duam s’duam do jemi në kontakt të vazhdueshëm.

– Je i lodhur nga nata, meqe ti ke vite që punon live në lokalet më të mira muzikore, në Shqipëri dhe Europë?

– Të them të vërtetën është shumë e lodhshme, sidomos sezoni i dasmave që është tejet i lodhshëm dhe në fund të çdo sezoni të tillë na duhet shumë kohë më pas për të rikuperuar veten.

– Çfarë ka pozitive dhe çfarë negative tek të punuarit live?

– Si çdo punë tjetër ka anët e mira dhe anët më pak të mira, sepse nuk mund t’i quaj negative, lodhja është një nga ato. Anë pozitive, vetë muzika është e tillë.

– Di që ke punuar në shumë vende në Europë, ku saktësisht?

– Kam punuar kudo në Europë, në Itali, në Zvicër, në Gjermani,  por edhe në Kosovë e në Maqedoni.

– Ku je ndjerë më komod?

– Për aq kohë sa atje ku shkoj jam i ftuar, do të thotë që pëlqehem dhe rrjedhimisht do ndihem edhe komod. Kudo jam ndjerë i tillë, kudo, pa përjashtim.

– Ke punuar edhe me emra tw njohur tw muzikws shqiptare nw evente tw ndryshme apo jo?

– Po, kam punuar me Sinan Hoxhwn, Medwn, Gwzim Nikwn, Shkwlzen Jetishin, Shpat Kasapin, motrat Mustafa, Elizabeta Markun, Silva Gunbardhin e shumw tw tjerw.

– Ku ndryshon publiku shqiptar nga i huaji?

– si publiku jot nuk ka askund, duartrokitjet janë të dashura, buzëqeshjet janë të dashura, vendi yt mbetet vendi yt.

– Projektet e tua për të ardhmen?

– Siç thashë edhe pak më lart, kam në dorë një kolazh me muzikë popullore që shpresoj ta përfundoj shumë shpejt dhe më pas shumë projekte të tjera të cilat do ti sjellë në momentin e duhur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

5 frikërat më të zakonshme në një lidhje

Next Post

Si përdoret marijuana në mjekësi?

Advertisement