Trajneret e huaj te kombetares sone
13 vjet nen “sundimin” e tyre. Edhe De Biazi si 5 te tjeret
Nga RAMADAN BIGZA
Pas nderit te madh, qe iu be kohet e fundit trajnerit Giani De Biazi, kujtova se ai do te ndryshonte disi nga te tjeret. Them do te ndryshonte sepse ndryshe nga te tjeret ai u be edhe qytetar shqiptar, u vleresua me tituj te ndryshem etj. Dhe natyrshem per rezultatet ne drejtimin e kombetares ai eshte paguar edhe me shume se te tjeret. Por pikerisht ne kulmin e gezimit, “Ganiu” filloj te dale ne origjinen e te huajit, qe nuk kenaqet me pak.Ai u prek aq shume kur mesoj se Igli Tares I ishte bere nje ftese per te drejtuar kombetaren dhe nuk ngurroj teshkruaj se ishte I gatshem te nderronin poziononet. Pra Tare te vije trajner I kombetares dhe De Biayi te shkoje tek Lazio si drejtor teknik I saj. Me vone ai u shpreh optmist per mediat greke, duke thene se kishte deshire te drejtonte kombetaren e tyre. Me ne fund ai doli tek arsyet e verteta, qe e shtyjne per te qene disi I irrituar ne kulmin e nje gezimi. Sic eshte shprehur per nje media te huaj, ai ka nxjerre arsyet e verteta te zhurmes se tij. “Unë mendoj se jam mes trajnerëve më pak të paguar të kombëtareve të kualifikuara. Sa paguhem? Më mirë të mos e them se pastaj nuk shkon më askush te Shqipëria”.
Nuk e di saktesisht se sa merr De Biazi sepse as ai e as Federata nuk e bene publike asnjehere pagen e tij, cka nuk ndodh ne vendet e tjera. Por ma merr mendja se edhe shtetesia iu dha, qe ai te mos paguaj taksa si I huaj, duke e favorizuar mjaft ne krahasim me te huajt e tjere qe punojne ne Shqiperi.
Dua ti kujtoj De Biazit se nje ish trajner I kombetares, shume me afte se ai, Nje personalitet I futbollit, Medin Zhega, ne kohen e Dukes mirrte vetem 500 ( 50 mije) leke shqiptare. Nuk kishte as zyre dhe nuk iu krijua asnje kusht per ta drejtuar seriozisht ate. Me kujtohet se ai shkoj sic tha, per te fituar ne Gjermani pa bere asnje ndeshje miqesore. Nderkohe De Biazi sot ende pa vajtur ne shtepi te tij I jane rezervuar dy ndeshje miqesore Me Kroacine e Polonine.
De Biazi me keto veprime me kujton trajneret e tjere te huaj , qe drejtuan Shqiperine. E megjithate shqiptaret kane ditur te respektojnë edhe trajnerët e huaj.Fakti se që nga viti 2002 e deri tani, pra për 13 vjet rresht ato u kanë besuar vetëm të huajve, flet qartë për këtë.Por duhet thënë se nuk kanë marrë kurrë prej tyre atë, që kanë kërkuar. Të huajt janë sjellë ndaj nesh me një farë fodullëku, që është krejtësisht jashtë civilizimit të vendeve nga ata kanë ardhur. Kohë më parë Dossena i thoshte një prej futbollistëve më të mirë që kanë veshur fanelën e kombëtares së Shqipërisë Bledar Kolës, kush je ti, ku luan… ?. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Bariç me Alban Bushin, madje më keq, duke thënë “nuk të njoh”?! Apo rasti i Brigelit, që nuk denjoi ti ofronte në ekipin kombëtar paçka se Bogdani e Beqaj ishin në kulmin e tyre. Me të njëjtën mënyrë është sjellur edhe De Biazi me Shkëlzen Gashin. Futbollisti kosovar edhe pse u shpall lojtari më i mirë i Zvicrës për De Biazin ai nuk i pështatesh skemave të tij?!. Edhe pse ne epoken De Biazi jane pae e vleresuar 148 futbolliste nuk e di pse jane saj Bernard Berisha, qe aktualisht gezon nje forme te shkelqyer tek Skenderbeu dhe futbollisti i Interit Rei Manaj. Mendoj se kombetarja jone nuk e ka këtë luks që të refuzojë futbollistë të këtij kalibri?.
Une nuk them qe trajneri nuk ka merite ne kaulifikimin per ne finalet e Euro 2016. Por them gjithashtu se ai nuk do ta kishte arritur kete objektiv nese nuk do te kishte ndihmen e jashtezakoneshme te federates.
Madje që nga viti 2002, kur te huajt “pronësuan” kombëtaren tone, federata jonë e futbollit ua ka plotësuar atyre të gjitha kushtet, ndoshta shumë mirë se ata të ishin trajnerë në ndonjë vend tjetër.Dhe kjo ka ndodhur edhe kur vendi ynë ka kaluar vështirësitë më të mëdha ekonomike, edhe kur ka lënë mangut shumë nga infrastruktura , që i duhej një futbolli të kohës. Por trajnerët e huaj asnjëherë nuk e vlerësuan këtë shpërblim. Nuk mund të mos bësh një kthim në kohën jo shumë të shkuar për të kujtuar se si italiani Dossena e braktisi kombëtaren tonë, duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Nuk mund të harrohet thënia e Brigelit se Shqipëria nuk ka as edhe një për qind mundësi për tu kaulifikuar, nuk mund të harrohet Bariç, që foli gjatë për shitje të ndeshjes por nuk përmendi as edhe një emër, nuk mund të harrohet Haan, që erdhi me objektiva të mëdha por që iku pa realizuar asgjë. Kësisoj nuk mund të harrohet edhe Kuzhe. I cili, gjithmonë mendoj për rezultatin e ditës dhe asnjëherë për të ardhmen.
Dhe tani na del De Biazi me disa kerkesa, qe nuk kane te bejne fare me suksesin e kombetares. Se ne fund te fundit nese ai si trajner ka meriten e tij ne kete sukses, meriten me te madhe e ka kombetarja jone qe me rezultat dhe lojerat e saj i dha emer e madh nje njeriu, nuk them anonim por pa asnje diskutim, krejtesisht modest ne punen e tij.
Euro 2016 është ende një betejë e hapur por nëse ka dicka për tu kujtuar është padyshim tifozëria e zjarrtë. Tifozët kuqezi ishin kudo, ato ishin më shumë se një lojtar në fushën e lojës.
Ata nuk i meritojne sjellje te tilla trajneresh.
Cila eshte zgjidhja mund te thoni ju
Mendoj se pas kësaj here presidenti Duka duhet ta hedhë vështrimin tek trajnerët shqiptarë, të ketë më shumë besim tek ta dhe ti japë atyre mbështetjen e duhur. Tanimë ne kemi shumë futbollistë, që kanë shkëlqyer në kampionate të ndryshme europiane dhe përveç qytetërimit kanë marrë edhe licenca trajnerësh. Se kush mund të jetë ky apo kush mund të jenë këta, e di federata e cila tashmë ka një njohje të gjerë për djemtë shqiptarë që drejtojnë në skuadra të ndryshme por çuditërisht i mungojnë Shqipërisë. Një punë e mirë ka nisur me afrimin në kombëtare të Bushit, Bogdanit, Lalës e më parë Strakoshës. Por ende jashtë saj janë emra të njohur si Besnik Hasi trajner i Anderlehtit, Bledar Kola ish trajner i AEK, Rudi Vata, Roland Luci, Adrian Barbullushi etj apo edhe trajnere te kampionatit shqiptar. Imagjinoni si do të jetë kombëtarja e ardhshme kur gjithçka të jetë “Made in Albania”.
Advertisement