Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Tani, gjithçka mund ta bëjë një… çip!

«Sot ne kemi nevojë për kode pin dhe fjalëkalime. Kjo mund të arrihet thjesht me një gjest të gishtit”, thotë Hanes Sjoblad, i cili është nga ata njerëz që kanë vënë një çip elektronik nën lëkurë. Ai i shërben për të hapur Smartphone-in e tij, të ndezë kompjuterin, ose të ndezë makinën me një gjest të vetëm. Sjoblad është një biohaker suedez, themelues i “festave të implanteve”, në të cilat njerëzve u implantohen këto çipe nën lëkurë. Këto lloj “festash” po shumëfishohen kudo nëpër botë dhe, deri më sot, numri i atyre që ka vënë këtë çip ka arritur në 10 mijë. Si vendoset çipi? Vizatohet një rreth në lëkurën mes gishtit të madh dhe tregues, pastaj, me anë të një gjilpëre të veçantë, futet çipi në fjalë.
Në këto festa futuriste takohen inxhinierë, amatorë të ndryshimeve trupore, ose thjesht kureshtarë. Këto lloj festash kanë filluar në tetor 2014 nga Sjoblad dhe kanë për qëllim të pajisin vullnetarët me çipe NFC (“Near Fiels Communication“, ose “komunikim pa kontakt”) për një çmim prej 200 eurosh. Çipi ka madhësinë e një kokrre orizi, lëshon valë me gjatësi të shkurtër (13.56 Mhz) dhe ruan 868 oktete me informacione, pra, më pak se një faqe vvordi! Çipi në fjalë implantohet për më pak se 5 sekonda. Ai që është pajisur me çip mund të hapë derën e zyrës, të ndezë makinës, të rregullojë lartësinë e karriges së tij, të vërë radion në frekuencën e dëshiruar, të ndezë Smartphone-in, kompjuterin, të paguajë, të ruajë informacione, etj. Me një fjalë, mbajtësi i çipit mund të komandojë gjithë aparatet që funksionojnë pa tel, me kusht që aparatet që e rrethojnë të jenë të pajisur me një teknologji të aftë të “lexojë” çipin. Më shumë se 10 mijë persona e kanë vënë këtë implant në botë dhe ky është vetëm fillimi! Për të kanë filluar të interesohen edhe ndërmarrje, si specialisti rus i sigurisë informatike, Kaspersky Lab, ndërtues makinash dhe shoqëri sigurimesh. Sipas një instituti të analizave të tregut, tregu i teknologjive NFC duhet të tejkalojë në vitin 2022 shifrën prej 14 miliardë eurosh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vjehrra po më shkatërron familjen!

Next Post

Horoskopi 12 tetor-18 tetor

Advertisement