Virgjëreshat zakonisht janë të ndrojtura dhe të rezervuara, ndërkohë që shumica e Bricjapëve janë të zotë në biznes dhe ambiciozë. Shenjat astrologjike ndikojnë shumë në karakterin e njerëzve dhe në sjelljen e tyre. Këtë do t’jua provojmë duke ju treguar shenjat e VIP-ave, që ju i njihni aq mirë.
VIP-a të shenjës së Dashit (21 mars-20 prill)
Ema Uotson, 15 prill 1990: Deshtë janë nga natyra njerëz të pavarur.
Ronaldinjo, 21 mars 1980: Ata janë nga njerëzit më miqësorë të zodiakut.
Undertaker (restler profesionist), 24 mars 1965: Burrat e shenjës (por edhe gratë) nuk kanë frikë të rrezikojnë dhe janë aventurierë.
Maria Sharapova, 19 prill, 1987: Gratë Dashi janë të disiplinuara dhe dalin fitimtare në sfidat që ndërmarrin.
Kira Najlti, 26 mars, 1985: Ata kanë talente të shumta dhe nuk kanë frikë të provojnë gjëra të reja.
Al Gor, 31 mars, 1948: Deshtë zotërojnë një sasi të madhe energjish pozitive, gjë që u jep një përparësi psikologjike kundrejt të tjerëve.
VIP-a të shenjës së Demit (21 prill-20 maj)
David Bekham, 2 maj 1975: Demat, zakonisht, karakterizohen nga fuqia dhe burrëria.
Sigmund Froid, 6 maj, 1856: Ata që kanë lindur në këtë shenjë, janë zakonisht mendimtarë të mëdhenj.
Andi Merei (tenist), 15 maj, 1987: Ata konsiderohen të mbyllur në vetvete.
Duein Xhonson, 2 maj, 1972: Demat janë të besueshëm dhe të përgjegjshëm.
Mark Zakerberg, 14 maj, 1984: Janë të përqendruar dhe këmbëngulës për të arritur qëllimet e tyre.
Mbretëresha Elisabet II, 21 prill, 1926: Demat përqendrohen te familja dhe janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë atë e miqtë e tyre.
Megan Foks, 16 maj, 1986: Gratë Demi janë të ndjeshme, punëtore dhe nuk ua hedh dot lehtë.
VIP-a të shenjës së Binjakëve (21 maj- 20 qershor)
Igi Azalea, 7 qershor, 1990: Binjakët janë të njohur për natyrën e tyre kureshtare dhe të shumanshme.
Merlin Monro, 1 qershor, 1926: Mërziten shpejt dhe kërkojnë eksperienca të reja.
Xhoni Dep, 9 qershor, 1963: Burrat Binjakët janë të famshëm për humorin dhe origjinalitetin e tyre.
Ana Frank, 12 qershor 1929: Gratë Binjakët përshtaten lehtë me mjedisin rrethues.
Anxhelina Zholi, 4 qershor 1975: Njerëz e lindur në këtë shenjë kërkojnë të kenë sukses në gjëra të reja dhe interesante.
Çe Gevara, 14 qershor, 1928: Karizma e komunikimit është pika e fortë e Binjakëve, të cilët janë të njohur për gojëtarinë e tyre.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)