Shqiperi- Serbi: Pertej emocioneve te nje ndeshjeje
Nga RAMADAN BIGZA
Po lexoj me ineteres ne Faebook mjaft prononcime per ndeshjen Shqiperi – Serbi. I kuptoj mjaft mira emocionet,dhe deshirat, qe ka sejcili per nje ndeshje te tille. Por me cudit fakti sepse shume prej tyre, madje edhe nga ato qe jane autore te shkrimeve te ndryshme, e vene veten ne rolin e tifozeve pa menduar me gjate.
Te nderuar miq. Ndeshja Shqiperi – Serbi nuk eshte thjeshte nje ndeshje futbolli midis dy ekipeve. Eshte shume me teper se kaq. Eshte nje ndeshje kombetaresh , ku prestigji per arsye te situatave qe kane kaluar dy popujt eshte vene ne plan te pare.
Kombetarja shqiptare ndodhet per here te pare ne jeten e saj ne prag te realizimit te nje endrre te madhe, sic eshte pjesemarrja ne finalet e nje europianit, cka do te ishte arritja me e madhe, qe nga krijimi I saj gati nje shekullor.Ky eveniment I pritshem duhet administruar ne menyren me te mire, me te zgjuar. Pra nuk kerkohet vetem force, patriotizem qe jo rralle shkon pertej asaj qe duhet manifestuar normalisht. Kerkohet, vec nje mobilizimi te jashtezakonshem edhe shume mend. Pervoja e ndeshjes se kaluar ne Beograd na tregon se duhet bere shume pune te tjera, qe te mos tronditen themelet e forta qe kombetarja ka ndertuar per te ardhur deri ketu ku eshte. Une I pershendes masat e sigurise, qe jane marre per kete ndeshje. Ato jane ne favor te kombetares sone dhe rrisin shume imazhin e vendit tone ne arenen nderkombetare. Miqte e mi te mire, po e them edhe nje here se kjo ndeshje nuk eshte sit e tjerat. Domosdo qe ka ngarkesa politike e sidomos nacionaliste. Ne pamundesi per te fituar ne fushen e lojes, pra me lojera dhe gola sic ndodh normalisht,kundershtaret po synojne ta marrin kalane ndryshe.
Mjafton te kujtosh deklaraten e danezeve, nordikeve te ftohte, qe ngrohtesine e tyre e gjejne jo tek rezultati I kesaj ndeshjeje por tek incidentet qe mund te ndodhin. Mjafton nje gje e vogel qe Shqiperia te nderprese endrren e saj te madhe. Pr ate vuajme me pak shpirterisht per te gezuar me vone te gjithe fitoren e enderruar nder vite. Me shume se kurre, duhen pasur parasysh, fjalet e mencura te popullit: “Mposhti të inatosurit pa u zemëruar, mposhti të këqijtë me mirësi”,