Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

E veshur me vello
– Përshëndetje. Kam parë në ëndërr sikur isha në shkollë, zbrita në katin e parë dhe hyra në një dhomë të vjetër. Aty parukierja po priste të më vishte nuse. Unë u rregullova gjysmë dhe dola lart në klasë, e veshur me vello. Takova babin, por nuk më foli, vetëm vendosi një kapele policie. Më vonë takova mamin që më shoqëroi me makinë (natën me shoqen e saj) dhe i thashë: “Do iki në shkollë”. Vellon e kisha hequr që të mos e dinte familja, i kërkova lekë dhe më dha 50 mijë, por i mora vetëm 5 mijë. Kalova nëpër dërrasa mbi ujë derisa arrita në qendër të qytetit. Aty takova kushërinj që dëgjonin muzikë në rrugë dhe unë e kisha me ngut. Doja një djalë, por ai nuk e dinte se po bëhesha nuse. Në realitet, jam e shëndoshë, kurse aty dilja e dobët, por bukur me vello. Ju lutem, më tregoni ç’do të thotë, se jam e mërzitur. 22 vjeçarja.
– E dashur 22 vjeçare, së pari, ëndrra juaj tregon gjendjen tuaj aktuale; jeni e mërzitur, e shqetësuar dhe ndiheni e vetmuar. Arsyen përse, e dini vetëm ju. Velloja tregon si dëshirën për të bërë serioze një marrëdhënie, ashtu edhe një lloj shqetësimi fizik. Nga mërzia mund të kaloni pak probleme shëndetësore, ndaj duhet të keni kujdes. Babai e mami janë njerëzit tuaj më të dashur, të cilët shqetësohen kur ju shohin të mërzitur. Keni nevojë për mbështetjen e tyre, por për këtë duhet të flisni me ta, që të mos i mbani përbrenda ato çfarë keni. Keni shumë frikë të hapeni, por kjo është mënyra më e mirë që të mos ndiheni vetëm. Duhet ta largoni mërzinë, sepse ëndrra tregon që po mërziteni kot, për diçka që nuk ia vlen, ndërsa përsa i përket anës shëndetësore fizike, ëndrra ju këshillon të kujdeseni më shumë. Pse nuk mendoni të regjistroheni në palestër? Në momentin që do të filloni të kujdeseni për veten tuaj, edhe gjendja juaj shpirtërore do të ndryshojë. Bëhuni më egoiste.

Yje që binin
– Kam parë në ëndërr sikur ishte natë e unë po shihja qiellin që ishte i mbushur me yje. Papritur yjet filluan të binin dhe unë fillova të shprehja dëshira. Çfarë kuptimi ka ëndrra ime, ju lutem?
– Yjet në vetvete janë shenjë pozitive, por në të njëjtën kohë shprehin një lloj çorientimi të personit që i shikon. Keni shumë ëndrra dhe dëshira për të realizuar, por nuk dini nga t’ia filloni dhe kjo jua vështirëson më shumë gjendjen tuaj. Duke qenë se shprehni dëshira, ëndrra ju sugjeron t’i merrni një nga një e me qetësi projektet tuaja dhe do të shikoni se do të realizohen ashtu siç i shprehni. Vetëm kini kujdes, mos u nxitoni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 testamentet më të çuditshme të të gjithë kohërave

Next Post

Na pengon ish-i dashuri të biem sërish në dashuri?

Advertisement