Telefoni
– Kam parë në ëndërr sikur ish-i dashuri më merrte në telefon dhe unë nuk ia hapja. Çfarë kuptimi ka?
– Do të thotë që tashmë kjo histori është një kapitull i mbyllur dhe duhet të shikoni përpara nëse dëshironi të keni më shumë fat në dashuri. Jua uroj këtë.
Gjeta një fëmijë
– Pas një aborti para dy muajve, pothuajse çdo natë shoh të njëjtën ëndërr, me fëmijë, sikur e përkëdhel, e ve në gjumë. Një natë pashë sikur gjeta në rrugë një fëmijë me ngjyrë të zezë, e mora në krahë, eca, gjeta një supermarket, mora një shishe me qumësht e një shishe me biberon dhe e ushqeva. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka?
– Së pari, na vjen keq për humbjen tuaj. Së dyti, ëndrra tregon që ju keni pësuar një shok nga humbja e fëmijës dhe sigurisht që ëndrra të tilla do t’ju ndjekin për njëfarë kohe. Jeni e mërzitur dhe dëshira për të patur një fëmijë ju është bërë e padurueshme, ndaj edhe shikoni këto ëndrra. Ëndrra ka edhe një mesazh tjetër të qartë, që ka ardhur koha të qetësoheni dhe të mos mendoni më për humbjen. Në momentin që do të arrini një qetësi shpirtërore dhe fizike, do të tentoni sërish për një shtatzani tjetër dhe sigurisht që do të keni fëmijë të shëndetshëm, të jeni e sigurtë për këtë. Mendoni pozitivisht. Gjetja e fëmijës dhe fakti që e keni ushqyer, do të thotë që ju do të keni fëmijë, ndaj kurajo.