Rovena, qëkur kështu? Ne të dinim këngëtare! Ndoshta kjo deklaratë e fundit e këngëtares Rovena Dilo është bërë nisur nga fakti që ajo do të jetë një nga konkurrentet e spektaklit “Dancing vvith the Stars” që do të startojë së shpejti. Duket se kërcimi po i pëlqen Rovenës po aq sa muzika, prandaj ju themi që të mos kapeni me Rovenën sepse ajo është kërcimtare; një këngëtare-kërcimtare, më saktë. Dhe, kur e mendon, në fund të fundit, këto të dyja kanë një element të përbashkët që është muzika. Rovena e ka provuar edhe më parë kërcimin në pjesëmarrjen e saj te Kënga Magjike e cila duket se ka qenë edhe shkëndija për ta përzgjedhur Rovenën si njërën nga konkurrentet e këtij spektakli. Kështu si e ka nisur, dashuria ndaj kërcimit po rritet gjithnjë e më shumë te Rovena. Mos ndoshta do të bëhet balerinë?
Advertisement