Këndi i kuzhinës
Përbërësit për 6 persona
– 1 copë mish derri (tul) afro 1 kg
– 25 kumbulla të thata (damaskine)
– 100 gramë bejkon
– 6 qepë të grira
– 50 gramë gjalpë
– një gotë lëng mishi pule (ose një kub knorr)
Përgatitja
Tresim gjalpin në një tigan dhe skuqim mishin e derrit nga të gjitha anët. E heqim mishin dhe vëmë të skuqen qepët. Më pas shtojmë bejkonin e grirë në copa të vogla, shtojmë mishin e derrit dhe hedhim lëngun e mishit. E mbulojmë dhe e lëmë të ziejë afro 45 minuta (shtojmë ujë nëse duhet). Shtojmë kumbullat dhe vazhdojmë zierjen edhe 20 minuta.