– Kur bëj dashuri me të dashurën, prishem shumë shpejt. Mua më pëlqen seksi… Çfarë mund të kem?
– Se çfarë mund të keni, këtë nuk mund ta dimë po nuk shkruat më gjatë për problemin tuaj ose të bëni një vizitë tek andrologu. Një fenomen i tillë mund të jetë psikologjik ose fizik dhe kjo mbetet për t’u zbuluar vetëm kur të konsultoheni me mjekun përkatës në zonën ku jetoni ose te ne.
– Si të veproj me të dashurin që do të bëjë shumë seks me mua? Është ky një problem për ne si çift, sepse ne kemi ndërmend të martohemi së bashku?
– Për sa kohë ai dëshiron të bëjë dashuri, seks me ju, nuk do të jetë problem. Do ta quaja problem kur nuk dëshiron. Shikoni anën pozitive në këtë gjë, sepse në fund të fundit, ai ju dëshiron shumë. Ah, nëse ju keni probleme fizike dhe nuk dëshironi kaq shpesh, mjafton të flisni hapur me të dashurin, ose të bëni një kontroll gjinekologjik për të shmangur çdo shqetësim që mund të keni. Për të ardhmen tuaj, ky nuk është aspak problem, përkundrazi, është diçka pozitive.
– I dashuri më kërkon të bëj seks oral, por mua më vjen për të vjellë. Si të veproj?
– Seksi ka plot mënyra të tjera kënaqësie, nuk është vetëm seksi oral. Nëse nuk mund ta bëni, mjafton t’ia thoni të dashurit tuaj dhe ta arrini kënaqësinë seksuale me metoda të tjera. Nëse edhe ju keni dëshirë ta mësoni këtë lloj seksi e të mos keni probleme të tilla, duhet të bashkëpunoni me të dashurin që ta merrni më avash dhe pak nga pak, të mësoni seksin oral. Ndryshe, mos u shqetësoni shumë, sepse ka plot femra të tjera që nuk e bëjnë këtë gjë. Çdo gjë në marrëdhëniet seksuale bëhet me dëshirën e çdonjërit prej partnerëve e jo me imponim.
– E fejuara ime nuk ndjen asgjë kur bëjmë dashuri dhe nuk di si të veproj me të. Ajo s’ka pasur partnerë më përpara, por ne po bëjmë 2 muaj që bëjmë marrëdhënie dhe e shikoj që i ka fallso ca gjëra…
– Jepi pak kohë të dashurës, aq më tepër që nuk ka eksperiencë në këtë fushë. Duhet të jesh më i dashur me të, ta përkëdhelësh, të zbulosh pjesët e saj më të ndjeshme në trup dhe ta bësh që të flasë, të shprehet se çfarë i pëlqen asaj. Kështu, me kalimin e kohës, do ta ndjejë më shumë seksin. Ajo nuk do që ju të mërziteni dhe nëse bën veprime fallco (sepse besoj e keni fjalën që shtiret sikur arrin orgazmën), ajo ju dashuron, ndaj sillet kështu. Është detyra juaj ta bëni që ajo ta ndjejë vërtet seksin, meqë ju keni eksperiencë.
Advertisement