Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Fran Arra : Nga futbolli në muzikë
Pjerin Gjondrekaj: Mos e lini në harresë muziken tone
Shpjegimi i endrrave tuaja...

Pjerin Gjondrekaj: Mos e lini në harresë muziken tone

 

 

Gazeta Intervista, është e vetmja që i rezervon hapsirë artistëve të rinj, I promovon dhe I kushton rëndësinë dhe vlerësimin e duhur, për ti inkurajuar dhe dënën një shtysë për të ecur përpara.  Një nga këta artistë është edhe shkodrani Pjerin Gjondrekaj, I cili edhe pse ende nuk ka në treg një material të tijin edhe pse projektet në punë e sipër, nuk e ka penguar që të merret me muzikë, madje në qytetin e tij dhe jo vetëm, të jetë një ndër këngëtarët më të kërkuar në mbrëmje, evente dhe gëzime familjare. Pjerini, sapo ka kurorëzuar edhe dashurinë e tij me një këngëtare jo pak të njohur si Floriana Shtylla, në martesë, në ceremoninë e së cilës çifti ka kënduar për kënaqësinë e të ftuarve. Këngëtarë të tillë që këndojnë me shpirt, i duhen sa më shumë artit shqiptar.

Advertisement

Fabjola Kuburi:- Pjerin përshëndetje, tashmë je një këngëtar i njohur në zhanrin tënd që është muzika popullore, por cila është rruga që ke bërë për të arritur në këtë stacion ku je tani??

Pjerin Gjondrekaj:- Rruga për të arritur deri këtu nuk ka qenë e lehtë, por me ndihmën e njerëzve të duhur dhe mbështetjen e vazhdueshme të familjes ia kam arritur të bëj ëndrrën time për muzikën realitet. Kam filluar duke marrë leksione private pianoje me një ndër profesoret më të njohur , Leke Jakova për tre vite. Fillimisht me publikun jam njohur si pianist, ku kam shoqëruar këngëtare të ndryshëm por edhe kam kënduar vetë,pasi disa këngëtarë me të cilët bashkëpunoja më pëlqyen jo vetëm aftësitë e mija si instrumentist por edhe si këngëtar , vendosa që ti jepja më prioritet të kënduarit.

– E mban mend  këngën e parë që ke kënduar para shokëve të klasës, nëse po cila  ishte dhe çfarë emocionesh të përcolli në atë kohë?

– Këngën e parë që kam kënduar e kujtoj shumë mirë, pasi është një emocion që nuk harrohet lehtë aq më tepër për faktin që unë kam qenë një fëmijë i ndrojtur.

Ndryshe me çfarë fëmijët e sotëm “ushqehen” përsa i përket muzikës, unë jam rritur me muzikë popullore qytetare shkodrane, kështu që kënga ime e parë do ishte patjeter pjesë e kësaj sfere muzikore. Kënga e parë titullohet “Pranvera filloi me ardh”.

– Kënga është traditë familjare apo thjeshtë dhuratë e Zotit?

– Muzika për mua, është patjetër një dhuratë e Zotit, që mesa duket na u dhurua disa personave në familje, kështu që mund të them që kënga dhe të kënduarit është një talent që është i trashëguar në familjen time.

– Të jesh këngëtar, do thotë që në të njëjtën kohë të jësh edhe person publik, ka krijuar ngarkesë emocionale kjo për ty?

– Të them të drejtën, në fillim ka ndikuar emocionalisht tek unë sepse nuk isha mësuar me idenë që të takoja njerëz që më komplimentojnë dhe e pëlqejnë muzikën time, më dukej diçka e çuditshme dhe më krijonte pak siklet. Por, vitet kaluan dhe eksperienca bën të vetën, tani mund të them që e marr me më shumë sportivitet dhe u jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që e mbështesin punën time.

– Këngët popullore, duket se janë dashuri më vete për ty,  mendon se e ke ruajtur traditën e këngëve të zonës dhe të  veriut  në përgjithësi?

– Po, është e vërtetë, kënga popullore është stili në të cilin e gjej më shumë veten sepse ajo është muzika me të cilën jam rritur. Jam munduar ta ruaj me fanatizëm origjinalitetin e muzikës tonë tradicionale dhe kjo është ajo që më diferencon, besoj më së shumti nga të tjerët. Por, në ambjentet në të cilat këndoj, mundohem të prek pak nga të gjitha rrymat sepse jo të gjithë njerëzit kanë të njejtën shije, kështu që mundohemi ti kënaqim të gjithë pa përjashtim.

– Përveç skenave, për të cilat do të na flasësh  pak më poshtë,  sa vend zënë tek ty sot, dasmat ?

– Dasma si angazhim, ku jam I ftuar goxha në sezonine verës,  zë një vend të rëndësishëm në aktivitetet që unë zhvilloj. Pjesa tjetër i takon koncerteve dhe aktiviteteve të ndryshme!

– Një këngëtar, për të qenë i suksesshëm duhet të ketë edhe grupin e tij me të cilin punon dhe organizohet në evente të ndryshme, gjë që e ke edhe ti apo jo?

– Po, është e vërtetë që unë punoj me një grup që quhet grupi ‘Univers’ dhe përbëhet nga 5 anëtarë, ndër të cilët, dy janë muzikantë dhe tre jemi këngëtarë. Grupi, patjetër që luan një rol të rëndësishëm qoftë në paraqitjen më serioze të vetë këngëtarit por edhe në mbështetjen muzikore që të japin në performancat live.

Cili ka qenë udhëtimi yt i parë jashtë vendit si këngëtar? A kujton diçka të veçantë nga ai udhëtim?

– Udhëtimi im i parë jashtë vendit ka qenë në Milano, bashkë me disa kolegë shumë të nderuar. Ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë për mua sepse ishte shumë emocionuese të këndoja dhe të bëja muzikë për shqiptarët që jetojnë atje. Ky ka qenë aktiviteti i parë jashtë Shqipërie në vitin 2010 që ka pasuar shumë koncerte dhe mbrëmje festive të tjera të përqëndruara në qytete të ndryshme të Italisë të cilat vazhdojnë edhe sot, gjithmonë e më intensive.

– Ke bashkëpunime  me autorë tekstesh  dhe kompozitorë apo ende jo?

– Deri tani nuk kam publikuar akoma materiale muzikore të reja që janë shkruar për mua pasi janë në përpunim e sipër , por besoj dhe shpresoj që shumë shpejt do kemi gati këngë të punuara nga kompozitorë dhe autorë shumë të njohur të skenave shqiptare.

–  Ti sapo ke kurorëzuar edhe dashurinë tënde në një ceremoni shumë të bukur martesore, duke zgjedhur për bashkëshorte një këngëtare jo pak me emër siç është  Floriana  Shtylla (Gjondrekaj), kjo ka pjesën e saj të impaktit pozitiv në rrugën e muzikës?

– Vendimi për të krijuar një familje, ka qenë më i bukuri që kam marrë deri tani, ku vendosa të lidh jetën me njeriun tim të zemrës.Ne jemi njohur në aktivitetet të përbashkëta muzikore dhe pas disa kohësh njohjeje dhe dashurie morëm vendimin që të fillonim një jetë sëbashku.

Ajo është fansja ime më e madhe por më sheh edhe me syrin kritik prandaj i marr gjithmonë për bazë sygjerimet dhe kritikat e saj. Ajo është njeriu që më lumturon në çdo moment të jetës time, është inspirimi im!

– Do vazhdosh të rrugëtosh  më këngë jo vetëm  brenda vendit por edhe jashtë tij?

– Dëshira për të përcjellë zërin dhe muzikën time tek sa më shumë njerëz është qëllimi dhe dëshira ime më e madhe dhe nëse do më jepej mundësia për të kënduar për shqiptarët anembanë botës , do më pëlqente shumë ta bëja një gjë të tillë.

– Meqë jemi në fund të kësaj interviste, na premto se me zërin dhe pasionin që ke për muzikën, do vazhdosh të  përcjellësh tek  admiruesit, këngët tona të bukura ?

– Patjetër që po, për aq kohë sa të kem mbështetjen e publikut unë do vazhdoj të këndoj e të përcjell tek artdashësit muzikën tonë të bukur. Besoj se është e rëndësishme që mos ta lëmë në harresë muzikën tonë të bukur tradicionale, por të vazhdojmë ta transmetojmë tek njerëzit sa më shume art të vërtetë që edhe brezat e rinj të njihen me muzikën e vendit të tyre dhe ta duan atë po aq shumë sa dhe ne.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fran Arra : Nga futbolli në muzikë

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement