Në Shqipëri nuk është e çuditshme që shqiptari t’ia fusë shqiptarit. Nuk është e çuditshme as që kolegu t’ia fusë kolegut… madjeeee nuk është e çuditshme as që Orinda dhe Klevisi t’ia fusin vetes! “Po përpiqemi të kuptojmë se si t’ia fusim vetes me kontributet shoqërore. Po bëjmë llogaritë me këtë skemën e re të 1 janarit A do hamë bukë me djathë apo thatë? Të vazhdojmë të besojmë te pensioni i shtetit apo të kalojmë në privat? Klevisi ka hallin a do t’i dalin lekët me ble adelatin. Eh, pleqnia!”, thotë Orinda. Sigurisht që këtu bëhet fjalë për një nga temat e radhës në emisionin e pasdites në Vizion plus, por kjo na bën të reflektojmë edhe më tej.
Orinda dhe Klevisi mendojnë se si “t’ia fusin vetes”…

