Pak ditë më parë u publikua një video e regjistruar fshehurazi e këngëtarit të muzikës tallava, Muharrem Ahmeti. Ai gjithmonë e ka paraqitur veten përveçse mbretin e tallavasë, edhe një besimtar të thekur, madje nga ata besimtarët e thekur që jo vetëm që lexojnë Kuranin, por edhe praktikojnë faljen 5 herë në ditë. Por ja që shpesh të tilla gjëra bëhen thjesht për t’u dukur. Ndërkohë që dje shihnim foto të Muharremit me Kuran në dorë, ulur këmbëkryq në mes të xhamisë, sot shohim këtë video të tij ku me gojën e tij mohon Allahun. Ai ka qenë i ftuar në një mbrëmje muzikore dhe nën efektin e alkoolit, ka thënë: “Unë e mohoj Allahun, nuk ka Allah dhe mohoj edhe bashkëshorten time. Për mua, Irida ka vdekur”. Pasi është ftilluar për gabimin trashanik që ka bërë, këngëtari ka reaguar menjëherë duke kërkuar falje. Lexojeni vetë çfarë thotë ai… Na vjen keq, Muharrem. Tashmë nuk të beson më njeri!
Advertisement