– Jam një 55 vjeçar që kam kruarje në kanal të urinës, afër kokës së penisit. Kur bëj marrëdhënie më vjen era si peshk. Çfarë ilaçi më këshilloni? Kjo gjë më bën të ndihem shumë në siklet. Faleminderit.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar 55 vjeçar, nga ankesa që më shkruani, ju duket që keni infeksion të uretrës që janë problem në vete dhe janë kryesisht sëmundje seksualisht të transmetueshme. Megjithatë, unë mund të gaboj se mund të kemi edhe arsye të tjera që shkaktojnë erë të keqe të spermës apo edhe të glanspenisit.
– Pra, duke qenë se jemi në dilemë se cili është shkaktari i gjendjes suaj, do të desha nga ju që të vini dhe të bëni një konsultë për të vepruar sa më shpejt. Jeni i mirëpritur!
Advertisement