Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më është zmadhuar gjoksi

– Përshëndetje Doktor Evi! Unë që po ju shkruaj jam një 18 vjeçar nga Fieri. Ka disa vite që vuaj nga gjinekomastia. Më është zmadhuar gjoksi, jo në ndonjë përmasë të madhe, por e dukshme, saqë e kam të vështirë të vesh xhupa të ngjitur pas trupit. Nuk më dhemb gjoksi, por më shqetëson fakti se dua të di se si mund të hiqet kjo sëmundje që të vazhdoj jetën normale dhe të vesh gjërat që dëshiroj. Pres përgjigje nga ju. Faleminderit.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Gjinekomastia është një patologji që ka të bëjë me zmadhimin e njërit apo të dy gjinjve. Zakonisht, në përqindjen më të madhe i takojmë tek i porsalinduri, që quhet kriza gjenitale e të porsalindurit dhe ka të bëjë me shtimin e estrogjenikëve që merr fëmija nga nëna. Mbas një periudhë të shkurtër ato rivendosen në madhësinë normale pa ndonjë patologji me pasojë. Faza e dytë është në periudhen e pubertetit. Është kjo periudhë kur djali pëson ndryshime sasiore dhe cilësore ku bie në sy shtimi i hormoneve seksuale.
– Djali rritet në shtat në muskulaturë, fillojnë t’i dalin qimet, rriten organet seksuale, penisi dhe testet. Veç të tjerash, djali fillon të ketë interes për seksin tjetër, fillon të bëjë masturbim, del lëngu spermatik në të cilin notojnë spermatozoidet, pra, në këtë rast kemi të bëjmë me një vërshim të testosteronit dhe shtimit të estrogjenikut përgjegjës për rritjen e gjoksit. Rritja e gjoksit sigurisht që do të krijojë një faktor psikologjik te djali, duke e detyruar atë që të mos zhvishet në plazh, të mbajë gjithmonë bluza, të mos dalë në fizkulturë etj. dhe e vuan një pamje të tillë. Për të përcaktuar shkaqet e kësaj patologjie duhet të bëni disa analiza dhe të merret vendimi për të mjekuar këtë patologji që ndonjëherë, në bazë të gjendjes, mund të shkojë edhe deri në një operacion të vogël.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test: Dini si të kujdeseni për lëkurën tuaj?

Next Post

Të dua...

Advertisement