Këngëtari Korab Shaqiri i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar kështu dashurinë e tij me Lulka Cela Jasharin. Ai ka rënë në sy gjithmonë si një djalë me këmbë në tokë, ndoshta ndikuar nga familja, i rritur me një baba shembull siç është Ilir Shaqiri. Këto ditë, Korabi i dha fund beqarisë në një ceremoni familjare duke festuar me miqtë, familjarët e kolegët, natën më të rëndësishme të jetës së tij në hotelin “Svviss Diamond Prishtina”. Dasma ka zgjatur dy ditë dhe nusja e dhëndrri kanë ndërruar veshjet duke i dhënë edhe në këtë pikë rëndësinë e vet kësaj dite të veçantë për të dy. I urojmë çiftit jetë të lumtur!
Advertisement