Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

8 drithëra që mund t’i hanë edhe celiakët

 

 

Kush është celiak (ata që nuk përdorin dot prodkutet me gluten) duhet të ndjekë patjetër një dietë pa gluten. Në fillim kjo mund të jetë e ndërlikuar, sepse shumica e njerëzve, të mësuar të hanë çdo ditë grurë (bukë, makarona), gjenden të papërgatitur dhe nuk dinë se çfarë ushqimesh të konsumojnë. Në realitet ekzistojnë mundësi të ndryshme për ta bërë më të larmishëm ushqimin e përditshëm, qoftë nëpërmjet drithërave pa gluten, qoftë nëpërmjet atyre që quhen “pseudodrithëra”. Këto ushqime janë të mira edhe për ata që kanë një intolerancë të lehtë ndaj glutenit dhe duhet të eliminojnë për disa muaj grurin, por në përgjithësi janë të shëndetshme dhe u këshillohen të gjithëve. Ja, 8 drithëra pa gluten që mund t’i kombinoni me drithërat që konsumoni zakonisht…

Advertisement

 

  1. Orizi

Orizi është drithi më i konsumuar në botë, por në vendin tonë, vjen gjithmonë në vend të dytë pas grurit. Edhe ata që nuk janë celiakë, duhet ta konsumojnë më shpesh, sidomos në variantin integral, shumë të pasur me substanca ushqimore. Ka kaq shumë varietete orizi sa nuk mërzitesh kurrë me të dhe mund të bësh gjëra të larmishme në kuzhinë, bile edhe duke përdorur miellin e orizit, me të cilin mund të realizosh gatime të ëmbla dhe të kripura.

  1. Misri

Shumë i përhapur dhe i konsumuar, sidomos në Amerikën e Jugut. Për fat të keq, problemi i këtij drithi është se shumica e prodhimit në nivelin botëror është tashmë OGM, pra, është shumë e rëndësishme të blihet biologjik. Misri nuk është shumë i pasur me substanca ushqyese, por nëse përdoret kryesisht si miell, i bën ushqimet krokante dhe është i shijshëm. Ai mund të përdoret për të bërë bukë, polenta, kaçamak dhe të përziehet me miellra të tjera në gatime të ndryshme.

  1. Meli

Meli është një drithë në përgjithësi jo shumë i njohur, disa herë edhe i përbuzur, sepse mendohet vetëm si ushqim për zogjtë, por kjo është e gabuar. Ky drithë është shumë i pasur nga pikëpamja ushqimore e gjithashtu, plot me kripëra minerale. Në kuzhinë mund të përdoret për kroketa, qofte, por edhe për supëra, pjata të para dhe për të mbushura.

  1. Hikrra

Mbase ju ka rënë rasti të provoni një lloj makaronash që bëhen në Lombardi dhe që quhen picokeri. Këto makarona me ngjyrë të errët prodhohen nga hikrra, një pseudodrithë shumë interesant nga pikëvështrimi ushqimor, por që nuk u pëlqen të gjithëve, për shkak të shijes pak të fortë. Hikrra është shumë e pasur me proteina, por pa gluten, prandaj tretet lehtë. Në kuzhinë mund të përdoret për të realizuar sallatëra të ftohta (në vend të orizit), supëra, etj. Gjendet edhe në formë mielli me të cilin mund të bëhen ëmbëlsira, biskota dhe krepa.

  1. Kinoa

Kinoa është një bimë me fara të vogla, të cilat ku ziehen, hapen. Ky pseudodrithë vlerësohet sidomos për sasinë e lartë të proteinave, prandaj është i mirë jo vetëm për ata që duan të evitojnë ushqimet me gluten, por edhe për ata që bëjnë dietë, për vegjetarianët dhe veganët. Kinoa mund të përdoret në mënyra të ndryshme, në pjata të para dhe të dyta, por ka edhe nga ata që e pëlqejnë në versionin e ëmbël për mëngjes. Nuk bën pjesë në traditën tonë kulinare, prandaj, nëse nuk dini si ta gatuani, kërkoni receta në internet.

  1. Amaranti

Farat e amarantit njihen që nga antikiteti në Amerikën e Jugut, por ka disa vjet që po përdoren edhe në pjesën tjetër të botës, sidomos se nuk përmbajnë gluten dhe mund të konsumohen nga të gjithë. Shija e këtij pseudodrithi nuk u pëlqen të gjithëve dhe duhet maskuar pak, për ta vlerësuar. Zakonisht, me amarant bëhen flanet, qoftet dhe të mbushurat dhe mund të përziehet me perime, erëza, etj. Është quajtur edhe “drithi” i inkasve dhe aztekëve.

  1. Melekuqe

Ky drithë tipik i zonave të tjera të botës, në fakt kultivohet edhe në Evropë në sasi të vogla. Është i pasur me fibra, proteina, vitamina e kripëra dhe është një produkt ushqyes, por njëkohësisht, tretet lehtë. Si përdoret? Zakonisht nga melekuqja prodhohet miell, ose një kokërr që përziehet me drithërat e tjera për të përgatitur bukë, polenta, ëmbëlsira, etj.

  1. Teff

Ky është drithi më pak i përhapur ndër ata që përmendëm dhe më i vështiri për t’u gjetur. Është një drithë afrikan që kultivohet pothuajse i tëri në Etiopi. Në Evropë është pak i njohur, por në Afrikë e përdorin për të bërë një bukë tipike si sfungjer. Është i pasur me substanca ushqyese, këshillohet për të tërë dhe sidomos për celiakët, pasi nuk ka gluten. Mund të përdoret në kuzhinë, ashtu si amararanti.

Ku t’i gjeni?

Përveç orizit dhe misrit që kanë një përdorim të gjerë te ne, mund ta keni të vështirë të gjeni drithërat e tjera, kështu që është mirë të drejtoheni në dyqanet e specializuara, ose t’i blini në internet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam parandjenja të këqija

Next Post

Batha: Kryeqyteti do të jetë i kuq!

Advertisement