Ja, disa të dhëna për trupin e një burri, të cilat mund t’i dinit, ose jo…
– Penisi në ereksion është mesatarisht 14 cm i gjatë. Kjo shifër ka dalë nga një studim i Gazetës së Mjekësisë Seksuale që u ka kërkuar 1661 burrave ta masnin atë. Dhe meqë e dimë se gratë që do të lexojnë shkrimin do të jenë kureshtare, po ju themi se: Penisi më i vogël ishte 4 cm i gjatë, ndërsa më i gjati, 26 cm.
– Seksi oral e bën atë më të madh. Në të njëjtin studim, burrat që kishin bërë seks oral para se të bënin matjen kishin penis më të gjatë se ata që kishin fantazuar dhe ishin masturbuar më pas.
– Thithat e burrave janë po aq të ndjeshme sa të grave. Shumica e grave nuk e dinë se burrat kanë thitha të ndjeshme. Kështu pra, mos i neglizhoni ato herën tjetër kur ta shihni burrin tuaj pa bluzë.
– Edhe burrat kanë pikë e tyre G. Kështu quajnë disa ekspertë prostatën, sepse, stimulimi i saj, e eksiton shumë atë.
– Mjekra e tij mund të ketë deri në 15 mijë qime. Sidoqoftë, numri i tyre nuk është më pak se 7000 sipas të dhënave të marra nga firma Gillette. Nuk është çudi pra që mund t’ju gërvishtë me mjekrën e tij në orën 5 pasdite.
– Lafsha e penisit është e ndjeshme. 44% e burrave nuk janë bërë synet, sipas një studimi të fundit. Nëse ju takoni ndonjërin prej këtyre 44%, përdoreni këtë gjë në përparësinë tuaj, stimulojeni lafshën dhe ndërkohë, pyeteni atë nëse ndjehet mirë me ritmin dhe presionin që ju po ushtroni.
– Disa pozicione janë më të mira për të. Ashtu si disa pozicione janë më të mira për gratë, ka të tjera që janë më të mira për burrat.
– Burri ka lëkurë më të trashë se gruaja. Në varësi të pjesës së trupit, lëkura e burrit mund trë jetë 0.2 mm më e trashë se ajo e gruas. Kështu pra, të dashura gra, mos kini frikë të ushtroni më shumë presion sesa ai që do të donit të ushtronte ai te ju.
– Orgazma e një burri zgjat mesatarisht 6 sekonda, ndërsa e një gruaje, 22 sekonda.
– Ka dy lloje penisi. Ka nga ata burra që e kanë penisin e vogël kur nuk është i erektuar, por ai arrin madhësinë normale në ereksion dhe të tjerë që e kanë të gjatë, edhe në gjendje të squllur. Sipas një studimi, 79% e burrave e kanë të llojit të parë, ndërsa 21%, të llojit të dytë.
– Truri i një burri gjallërohet më shumë se ai i një gruaje kur sheh filma porno. Në rregull, kjo nuk është surprizë, por shpjegon pse burri stimulohet më shumë sesa gruaja nga pamjet.
– Testet e tij varen poshtë për një arsye. Ato varen poshtë trupit, ku temperatura është paksa më e ftohtë dhe më e favorshme për të prodhuar spermën. Megjithatë, ende nuk e dimë si ia bëjnë burrat me to kur vrapojnë.