Vilma dhe Amina, dy velinat e emisionit “Ça thu” në Agon Channel, ju kanë shoqëruar përgjatë dy viteve në ekranin e këtij televizioni me sharmin dhe elegancën e tyre. Ndërkohë, dy vajzat bukuroshe ndodhen me pushime, por e kanë “ndalur” sadopak agëtimin e këtyre ditëve për t’u freskuar në një mënyrë ndryshe: duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve-limonatë. Dyshen e pandarë të “Ça thu”, edhe pse ndodhen larg njëra-tjetrës me pushime, ne i bashkuam përsëri në këtë pyetësor në të cilin ato na rrëfejnë mjaft detaje interesante për pushimet e tyre. Mësoni se si pushojnë dy velina…
Mia Buci: – Goca, tani që po flasim jeni me pushime, kështu që unë them të flasim për to… Si e keni nisur këtë verë, krahasuar me të tjerat?
Vilma: – Njëlloj, me përfundimin e provimeve të sezonit të fundit shkollor. Pushimet, për mua, nisën në korrik.
Amina: – Këtë verë, pushimet për mua kanë filluar më herët sepse ka qenë shumë vapë.
– Si do t’i përshkruanit ndjesitë e këtyre pushimeve me 3 fjalë?
Vilma: – Nuk e di se si mund t’i përshkruaj me 3 fjalë sepse është shumë e vështirë, por do të thoja: “Një verë e paharrueshme”. (Buzëqesh)
Amina: – Të bukura, argëtuese dhe të paharrueshme.
– Ka ndodhur ndonjëherë që gjatë verës të keni zgjedhur pushime në mal?
Vilma: – Jo, sepse mua më pëlqen shumë plazhi.
Amina: – Deri tani, jo!
– Zakonisht, me kë i bëni pushimet?
Vilma: – Me familjen ose me shoqërinë.
Amina: – Unë, me familjen dhe me të fejuarin.
– Amina, gjatë gjithë pushimeve të verës është Lazy ai që të shoqëron apo ndani kohë edhe për shoqërinë?
Amina: – Pjesën më të madhe të pushimeve i kalojmë bashkë, por ka raste, edhe me shoqërinë. (Buzëqesh)
– Po ty, Vilma, cili është personi që po të shoqëron në këto pushime?
Vilma: – Për momentin, po e gëzoj verën me shoqërinë time të ngushtë. (Buzëqesh)
– Vendi që keni zgjedhur prej kohësh për pushime dhe që nuk e “tradhtoni” asnjëherë?
Vilma: – Jala.
Amina: – Nuk kam ndonjë vend specifik, por mua më pëlqejnë më shumë pishinat.
– Çfarë mbani mend nga pushimet që bënit kur ishit fëmijë?
Vilma: – Kohën që kaloja me dy motrat e mia kur ishim të treja bashkë! Jam shumë e lumtur që e kam shijuar pafund fëmijërinë time sepse çdonjëri ka se çfarë të kujtojë kur e bën këtë gjë.
Amina: – Shumë gjëra… Mbaj mend që mblidhnim guacka. (Buzëqesh)
– Ju ndodhte më shpesh të humbisnit çadrën apo t’ju shfryhej kamardarja?
Vilma: – (Qesh) Asnjëra nga të dyja sepse jam e vëmendshme aq sa duhet për ta rigjetur çadrën dhe s’kam pasur ndonjëherë nevojë për kamardare sepse di not shumë mirë.
Amina: – Jo, s’më ka ndodhur asnjëra. (Qesh)
– Shqipëria ka vende vërtet të bukura, por shqetësimi i përbashkët që kanë shqiptarët gjatë verës janë çmimet super të kripura në bregdet. Si mendoni ju, ia vlen t’i bësh pushimet në Shqipëri?
Vilma: – Për mua, më mirë në Shqipëri sepse është një vend shumë i bukur, edhe pse çmimet janë më të larta seç duhet.
Amina: – Ku ka më mirë se në vendin tënd? Ne kemi plazhe shumë të bukura.
– Shuma më e madhe e parave që keni harxhuar në pushime?
Vilma: – Duke qenë se çmimet janë të kripura, normalisht që ka arritur një shumë e konsiderueshme në Jalë.
Amina: – Në pushime harxhon pafund, sidomos në jug…
– Ndonjë ngjarje interesante që ju ka ndodhur gjatë këtyre pushimeve?
Vilma: – Ngjarje kanë ndodhur plot, por s’e di se sa interesante mund të quhen. (Buzëqesh)
Amina: – Deri tani nuk më ka ndodhur ndonjë gjë e veçantë sepse unë kam bërë plazh me ditë, por pushimet e mia s’kanë filluar akoma. Do t’i nis në 15 ditëshin e fundit të gushtit.
– Jeni më tepër tipa të “shkuma party” me muzikë të lartë, apo thjesht shezlong, det, not, muzikë në kufje dhe pamje të bukur?
Vilma: – Për mua, kjo e dyta.
Amina: – Këtë të dytën do zgjidhja edhe unë.
– Pse?
Vilma: – Sepse më pëlqen ta shijoj plazhin e detin në maksimum, ndërsa për të kërcyer mund të kërcej dhe në dimër, kështu që shfrytëzoj momentin.
Amina: – Nëse jam në plazh, dua të shijoj pamjen, detin sepse edhe vetë jam tip i qetë.
– Lloji i notit që dini më mirë?
Vilma: – Unë i di pothuajse të gjitha sepse jam notare shumë e mirë dhe duhet të falënderoj babin tim për këtë gjë.
Amina: – Zhytje. (Qesh)
– Çfarë gjëje ju intrigon më shumë në botën nënujore?
Vilma: – Vetë gjallesat e botës nënujore më intrigojnë…
Amina: – Gaforret. (Buzëqesh)
– Çfarë përfshin një ditë pushimi total?
Vilma: – Plazh, muzikë, foto, ushqime, dalja e pasdites. Rutinë e përgjithshme, por varet se si e krijon çdonjëri, në mënyrë që të vetëkënaqet.
– Jeni të fiksuara pas linjave të trupit?
Vilma: – Pooo. (Buzëqesh)
Amina: – Jo aq shumë sa të më kthehet në fiksim. Thjesht, ushqehem me atë që më pëlqen.
– Këtë vit, tendenca e vajzave në foto kanë qenë “belfiet”… Për ju, më mirë një belfie apo një selfie?
Vilma dhe Amina: – Të dyja.
– Ushqimet tuaja të preferuara gjatë verës?
Vilma: – Pjatat me fruta deti.
Amina: – Spageti me fruta deti.
– Pija që konumoni më shpesh gjatë kësaj stine?
Vilma: – Unë i përdor pothuajse të gjitha pijet joalkolike.
Amina: – Koktejle të ëmbla. (Buzëqesh)
– Po veshja me të cilën ndiheni më komode?
Vilma: – Rrobat e banjos. (Qesh)
Amina: – Pupa dhe një fustan i thjeshtë.
– Si do të ishin pushimet e kaluara vetëm mes dy velinash?
Vilma: – Shumë të bukura. Do të ishte një verë e bukur si dy velina të bukura. (Buzëqesh)
Amina: – Shumë të çmendura.
– Kur unë nisem me pushime, patjetër e harroj diçka. Këtë herë, për shembull, harrova karikuesin e celularit. Po ju, çfarë harroni?
Vilma: – (Qesh) Unë nuk kam harruar ndonjë gjë fatmirësisht sepse i përgatis në kohë dhe me kujdes, ndërsa sa për karikuesin, atë, s’besoj se do ta harroja ndonjëherë. (Qesh)
Amina: – Deri tani nuk më ka ndodhur të harroj ndonjë gjë. (Qesh)
– Cilët janë personat e vetëm me të cilët mbani kontakte gjatë pushimeve?
Vilma: – Kur jam me familjen, mbaj kontakt me shoqërinë e ngushtë, ndërsa kur jam me këta të fundit, mbaj me familjen. (Buzëqesh)
Amina: – Normale, me familjen.
– Zakonisht, hitet dalin në verë, por këtë verë kanë dalë aq shumë këngë sa akoma pa dëgjuar njërën, del tjetra. Për ju, cila është kënga-refren e kësaj vere?
Vilma: – Kida ft Mozzik: “Premtimet”.
– Ju mungon “Ça thu”?
Të dyja: – Po.
– Do jeni përsëri pjesë e “Ça thu” në sezonin e ri? Çfarë planesh keni për veten?
Vilma: – Jo. Do rifilloj një vit shkollor dhe dua të jetë i suksesshëm. Pse jo, edhe një punë të re.
Amina: – Nuk e dimë akoma nëse do jemi…
– Nga na vjen përshëndetja juaj për momentin?
Vilma: – Nga Jala. Helloooooo and have a nice summer all of you and don’t regret for anything. Life is yours. (Përshëndetje! Paçi një verë të këndshme dhe mos u pendoni për asgjë. Jeta është juaja). (Buzëqesh)
Amina: – Nga një lokal me pamje nga deti. (Buzëqesh)